Sport

Covid-19 “zbarkon” te skuadra e Laçit, trajneri Nica dhe dy lojtarë të infektuar

8 Dhjetor 2020, 14:03 Nga DOSJA

LAÇ – Mungesa e Stavri Nicës në mjedisin stërvitor kurbinas, ka bërë që të qarkullojë thashethemnaja, se trajneri durrsak nuk është më pjesë e skuadrës së Laçit. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit kurbinas.

Drejtori Naim Halili, ka sqaruar se tekniku 66-vjeçar durrsak nuk është larguar, por ka pasur probleme shëndetësore dhe rezulton i infektuar me Covid-19, së bashku me 2 futbollistë të tjerë. Aktualisht ai është i vet-izoluar.

“Trajneri Stavri Nica nuk është larguar. Ai ka pasur probleme shëndetësore dhe rezulton i infektuar me Covid-19. Bashkë me të kanë munguar edhe 2 lojtarë, emrat e të cilëve do t’i bëjmë të ditur pas konfirmimeve të fundit”,- ka deklaruar drejtori Naim Halili.

Nesër, skuadra e Laçit, në orën 13:45, do të përballet në shtëpinë e saj me bardheblutë e Tiranës. Me gjasa, pas dorëheqjes së së trajnerit Armando Cungu dhe infektimit të Stavri Nicës, kurbinasit në këtë takim do t’i drejtojë Klevis Hima, pjesë e stafit teknik laçian prej shumë kohësh.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando cungu covid-19 drejtori naim halili klevis hima skuadra e lacit stavri nica armando cungu covid-19 drejtori naim halili klevis hima skuadra e lacit stavri nica

Sondazh

Poll