Sport

Brdariç: “Nuk kemi kohë për të humbur, Vllazni duhet zgjuarsi me Kastriotin”!

8 Dhjetor 2020, 14:56 Nga DOSJA
Brdariç: “Nuk kemi kohë për të humbur, Vllazni duhet

SHKODER – Rithehet trajneri kroato-gjerman Tomas Brdariç në krye të pankinës së Vllaznisë. Ai sot ka dalë para mediave, në prag të ndeshjes e nesërme që do të luajë në stadiumin e Kamzës në orën 13:45 me Kastriotin, ku ka folur për gjendjen e skuadrës shkodrane, lëvizjet në formacionin kuqeblu, pa anashkaluar edhe çështjen e pagave të pa marra nga futbollistët.

FORMACIONI? “Nesër është mundësia të bëjmë një ndeshje të mirë dhe i kemi mundësitë. Duhet të bëjmë një ndryshim në mbrojtje, pasi Adili është i pezulluar me kartonë. Në vend të tij do të luajë Shehi, i cili është i motivuar. Kemi 13 pikë, që nuk na i merr njeri. Le të grumbullojmë sa më shumë pikë. Ne kërkojmë maksimumin dhe jam krenar për lojtarët dhe klubin. Do ta shohim në fund se ku do renditemi. Objektivi në çdo ndeshje është maksimumi dhe skuadra është e motivuar”.

KASTRIOTI? “Luajmë përballë një kundërshtari të fortë. Do jetë betejë në çdo sekondë dhe duhet të tregojmë forcën tonë në fushë, jo vetëm në aspektin fizik. Duhet të tregohemi të zgjuar dhe të luajmë edhe në aspektin psikologjik. Miqësoret e fituara kundër krutanëve? Çdo ndeshje nis nga zero. Tani luhet për kampionat, ndryshon. Nuk kemi kohë që të humbim. Le të përpiqemi të fitojmë nga eksperienca”.

BARAZIMI, JU KËNAQ? “Kjo pyetje më bëhet gjithmonë dhe përgjigja është e njëjtë. Shohim paraqitjen tonë dhe kemi shumë për të bërë. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe hyjmë në fushë për të fituar. Shpresoj që të tregojmë forcën tonë në këtë ndeshje”.

KALENDARI? “Duhet vazhdimësi. E di që është e vështirë të luash çdo tre ditë, jo vetëm në ndeshje. E shoh edhe në stërvitje këtë, pasi nuk kemi kushte të mira”.

PAGAT? “Lojtarë të luajnë në fushë, u jap sigurinë për këtë. I kam thënë z.Xhaferi që të gjithë të marrin përgjegjësitë. Kemi bërë skuadër të fortë dhe duhet të jemi në gjendje të mirë  nga çdo anë. Çështja e pagave duhet zgjidhur sa më shpejt”, u shpreh mes të tjerash trajneri gjerman i Vllaznisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport katrioti skuadra e vllaznisë skuadra krutane skuadra shkodrane tomas brdaric katrioti skuadra e vllaznisë skuadra krutane skuadra shkodrane tomas brdaric

Sondazh

Poll