Aktualitet

“Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij”/ Genc Sejko “sfidon” policinë pas vrasjes së 25-vjeçarit

8 Dhjetor 2020, 20:01 Nga DOSJA
“Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e

TIRANË- Pas vrasjes së një 25-vjeçari në zonën e Laprakës nga një efektiv policor, Genc Sejko, ka “sfiduar” policinë me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nesër do të ecë në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e Klodjan Rashës.  Ai shkruan se këtë do e bëjë që “e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij”.

Postimi:

Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij. Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte. M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij. Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e  Klodjan Rashës. Nesër  tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e shtetit ka të drejtën të  na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë. P.S. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete.

Ngjarja e rëndë  ndodhi në orët e para të mëngjesit ku një 25-vjeçar u qëllua  për vdekje nga një polic pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar duke larguar me vrap. Polici dyshoi se i riu i drejtoi armën dhe e qëlloi. Edhe pse shkoi gjallë në spital, 25-vjeçari Klodian Rasha nuk i mbijetoi plagëve të zjarrit. Pas 12 orësh, efektivi u prangos.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko sfidon policine genc sejko sfidon policine

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 18:33

TIRANË– Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një me...