Aktualitet

Tepelenë/ Po flinte gjumë, makina bie në greminë, vdes i ati i grabitësit në kërkim (Foto)

25 Prill 2019, 07:38 Nga DOSJA

TEPELENË– Janë mësuar detaje të reja në lidhje me aksidentin me vdekje që ndodhi një ditë më parë në Tepelenë.

Në segmentin rrugor ku po punohet për Bypass-in e Tepelenës, makina ku brenda ndodhej Ylli Ruçi, 49-vjeç, ra në greminë duke bërë që ai të ndërronte jetë. 49-vjeçari po flinte gjumë në momentin që makina ka rrëshkitur.

Dosja.al mëson se viktima, banues në Memaliaj, është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.

25-vjeçari u shpall në kërkim nga policia më 28 janar të këtij viti, teksa mori pjesë në grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Tepelenë.

 

Kristo është futur në bankë me një armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.

Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Ruçi ishte i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një ‘Benz’ gri.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kristo ruci memaliaj tepelenë ylli ruci kristo ruci memaliaj tepelenë ylli ruci

Sondazh

Poll