Aktualitet

Sot në orën 18:00 opozita në protestë, do bllokohen 5 akse rrugore në vend

24 Prill 2019, 07:14 Nga DOSJA
Sot në orën 18:00 opozita në protestë, do bllokohen 5 akse

Tiranë- Ditën e sotme opozita do të zhvillojë protesta në mbarë vendin të cilat do të zgjatin vetëm 1 orë.

Mësohet se protestat do të nisin në orën 18:00 dhe do të bllokohen disa akse rrugore në vend.  Në protestën e sotme do të bllokohen 5 akse kryesore, në 5 qarqe të vendit. Ndërkohë të rinjtë e FRPD-së do të protestojë  simbolikisht paradite para Kuvendit, aty ku do të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Vendet ku do të zhvillohen protestat pasdite: 

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).

2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë). 

4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit). 

5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

 

Deputetet qe do ndjekin bllokimin e rrugës në Tiranë do të jenë:1. Dhurata Cupi;
2. Astrit Veliaj 3. Fatbardha Kadiu 4. Genc Pollo 5. Valentina Duka 6. Klevis Balliu
7. Isuf Cela 8. Aldo Bumci 9. Izmira Ulqinaku 10. Lorenc Luka 11. Grida Duma 12. Albana Vokshi 13. Jorida Tabaku 14. Halim Kosova 15. Gent Strazimri 16. Agron Shehaj.

Ish-deputeti Edmond Spaho ka deklaruar në “A2 CNN”  se  opozita nuk do të futet në zgjedhjet e 30 qershorit me Ramën kryeministër dhe shtoi se duke filluar nga e enjtja opozita do të bllokojnë rrugët dhe akset kombëtare për 1 orë fillimisht. (lexo këtu)

Ndërsa protesta e madhe e opozitës do të zhvillohet më 11 maj  dhe nis në orën 18:30 të pasdites. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen 5 qarqe protestat e opozitës 25 prill bllokohen 5 qarqe protestat e opozitës 25 prill

Sondazh

Poll