Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët makina e kreut të Hipotekës në Laç, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

25 Prill 2019, 06:32 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët makina e kreut të Hipotekës në

Laç- Makina e kreut të Hipotekës në Laç , Klevis Berhanit është djegur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të natës kur mjeti ka qenë i parkuar dhe ka shkaktuar panik të familjarët dhe banorët e tjerë në zonë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por dyshohet se është ngjarje e qëllimshme.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, dhe mendohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Berhanit.

Theksojmë se djegia e makinave tashmë është bërë fenomen dhe qyteti ku ndodhin shumë ngjarje si këto është Vlora.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina laç klevis berhani kreu i hipotekës laç digjet makina laç klevis berhani kreu i hipotekës laç

Sondazh

Poll