Aktualitet

Bonnie dhe Clyde në Rinas, ish policja romancë me Admir Muratajn, thasët me euro ndodhen në Nikël

25 Prill 2019, 06:32 Nga DOSJA
Bonnie dhe Clyde në Rinas, ish policja romancë me Admir Muratajn,

TIRANË-Dosja.al zbardh detaje nga dosja hetimore për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ish-policja Edlira Bici, e dyshuar si personi që dogji mjetin dhe shpërqëndroi policinë, ka patur një lidhje dashurie me grabitësin e vrarë, Admir Murataj.

Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se Bici është larguar nga policia në vitin 2015, me vullnet të lirë, dhe po këtë vit ajo ka marrë pjesë në grabitjen e parë të grupit.

Edlira Bici, se kishte për herë të parë grabitjen e parave të bankave. Ajo dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen që grupi i Muratajt bëri në vitin 2017 tek Stacioni i Trenit ku u morën 3.7 mln euro.

Ajo ka luajtur një rol kryesor në këtë grabitje, pasi edhe për shkak të raportit me Muratajn, 31-vjeçarja ka bërë transportimin e parave.

Misteri i 6.7 milionë eurove…

Krimet e Rënda dyshojnë se Edlira Bici ka transportuar paratë e vjedhura edhe në këtë grabitje. Pasi ka djegur mjetin, besohet se ajo është larguar me paratë. Hetuesit besojnë se paratë ndodhen në zonën e Niklës.

Emri i Edlira Bicit u zbulua ditën e djeshme. Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 5 persona. Alkond Bengasi, është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët.

Dy janë autorët e kapur deri më tani, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja. Dy bashkëpunëtorët e tyre janë Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Policia ka shpallur në kërkim, Klement Çalën, Eldi Çalën, Talo Çelën, ish-policin Mareglen Hoxha, dhe Aleks Pepën. “Truri” i grupit, Admir Murataj, ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj edlira bici grabija ne rinas admir murataj edlira bici grabija ne rinas

Sondazh

Poll