Aktualitet

Visar Zhiti: Po ndërtojmë një demokraci me ata që bënë dhe diktaturën

25 Prill 2019, 05:49 Nga DOSJA
Visar Zhiti: Po ndërtojmë një demokraci me ata që

Tiranë- Shkrimtari Visar Zhiti është shprehur së fundmi se në Shqipëri po ndërtohet një demokraci me ata që bënë diktaturën. Sipas tij edhe kur sot kohët duhet të ishin ndryshe, sërish persekutorët ngrenë gishtin mbi të persekutuarin.

Sipas tij Edmond Çaja, dikur kryepolic në kampin e Qafë Barit, dhe që sot jeton i lirë në Gjermani dhe e akuzon shkrimtarin si gënjeshtar dhe bashkëpunëtor të regjimit.

Po ndërtojmë një demokraci me ata që bënë dhe diktaturën. Ky bashkë me ata jo vetëm nuk shfaqin pendesë, dhe duken shumë larg pendesës, por kanë kurajon dhe paturpësinë që në një kohë tjetër, kur edhe ata nuk janë më policë dhe unë nuk jam më i burgosur politik, por jemi në një shoqëri demokratike, ata kanë kurajon të flasin kundër viktimave të tyre.  Në asnjë vend të botës nuk mund të ngrejë gishtin persekutori kundër të persekutuarve, sidomos në kushtet e tanishme kur unë jam në kohën time, ne që ëndërruam demokracinë dhe u sakrifikuam dhe u martirizuam dhe me butësi tregojmë çfarë ndodhi, këta vërsulen në mënyrën më të përbindshme. Nëse atëherë po bënte i detyruar detyrën, sot që nuk është më në atë detyre dhe jeton në një nga vendet më të demokratizuara, flet si një polic, ndëshkon si një polic dhe kjo është e padurueshme dhe e patolerueshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish-sigurimsat sistemi komunisit visar zhiti ish-sigurimsat sistemi komunisit visar zhiti

Sondazh

Poll