Aktualitet

Sherr me thika në Përmet, plagoset 20-vjeçari, arrestohen dy të rinjtë

25 Prill 2019, 06:04 Nga DOSJA
Sherr me thika në Përmet, plagoset 20-vjeçari, arrestohen dy

Gjirokastër– Nga policia janë arrestuar dy persona pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar me inciale V.ZH mbrëmjen e djeshme.  Sipas policisë janë arrestuar A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet.  20-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim.

Njoftimi i policisë 

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet, pasi:

Në datë 24.04.2019, në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë , në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 vjeç 25 vjeç dhe m.a. 26 vjeç arrestohen a.z. arrestohet dy të rinj plagoset v.xh 20 vjeç 25 vjeç dhe m.a. 26 vjeç arrestohen a.z. arrestohet dy të rinj plagoset v.xh

Sondazh

Poll