Aktualitet

“Edhe unë mund të isha Rexhina!”, familjarët e 25-vjeçares që vdiq pas lindjes homazhe me të gjitha nënat para spital

24 Prill 2019, 21:07 Nga DOSJA
“Edhe unë mund të isha Rexhina!”, familjarët e

ELBASAN- Familjarët e Rexhina Dobrovës,  25-vjeçares që ndërroi jetë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, kanë thirru një protestë.

Familjarët i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t’u bashkohen ditën e sotme përpara spitalit të Elbasanit për të protestuar.

Sa vlejm ne nenat? Ne qe zvarritemi shpesh here dyerve te spitaleve, ne qe shohim ne syte e mjekeve me shprese! NE JU BESOJME JETEN!!! E pra ne, ne nenat sot kemi te drejten me legjitime Tju kerkojme Llogari! Ne nenat duam te dime te VERTETEN! Ne nenat per Alean, per Rexhinen”, shkruhet më tej në lajmërim.

LAJMËRMI PËR HOMAZHET

Thirrje per Jeten!

Edhe un mund te isha Rexhina!

Ne, nenat … ne qe e kemi provuar dhimbjen e lindjes. Ne qe dhurojme jeten, ne qe e dime sesa e bukur, emocionuese eshte te lindesh  nje femije. Ne, nenat qe e provuam dhimbjen dhe e harruam ate kur ne krahe mbajtem krijesen tone. Ne nenat e dime qe Rexhina e donte shume krijesen e saj. Ajo nuk ishte e palexuar, ajo kerkonte dhe donte te bente zgjedhjen me te mire per Alean….Ajo iku e deshiruar per aromen e bijes se saj. Ne nenat , ne qe lindem e jemi ne jete ne mund te ishim Rexhina. Rexhina, eshte per ne sot kembana e alarmit! Sa vlejm ne nenat? Ne qe zvarritemi shpesh here dyerve te spitaleve, ne qe shohim ne syte e mjekeve me shprese! NE JU BESOJME JETEN!!! E pra ne, ne nenat sot kemi te drejten me legjitime Tju kerkojme Llogari! Ne nenat duam te dime te VERTETEN! Ne nenat per Alean, per Rexhinen.

Ftojme te gjitha nenat, vajzat e reja, te gjithe shoqerine ti bashkohet  Homazhit per Rexhinen!

Neser ne oren 10:00 ne martenitetin e Elbasanit Te gjithe me nje qeri ne dore per Rexhinen tone

Cdo njeri nga ne e ndjen se gjerat nuk mund te ecin me keshtu! Drejtesi per Rexhinen! Edhe une mund te jem Rexhina!

Ju bejme THIRRJE PER JETEN!

Dy ditë më parë 25-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në spital pasi lindi foshnjën e saj me operacion. Mjekët e spitalit thanë  se u bënë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhe proteste humbi jeten pas lindjes rexhina dobrova vdekja e 25-vjeçares në elbasan homazhe proteste humbi jeten pas lindjes rexhina dobrova vdekja e 25-vjeçares në elbasan

Sondazh

Poll