Aktualitet

Agron Tufa: Ndihem i kërcënuar, 519 ish-sigurimsa janë në Policinë e Shtetit

25 Prill 2019, 05:34 Nga DOSJA
Agron Tufa: Ndihem i kërcënuar, 519 ish-sigurimsa janë në

Tiranë- Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka deklaruar së fundmi se në administratën shtetërore janë qindra ish-sigurimsa të punësuar. Sipas tij 519 ish-sigurimsa janë vetëm në Policinë e Shtetit.

“Ka një kapitull në raportin tim që raportohet për praninë e madhe në institucionet tona të pavarura dhe varura, të administratës nga ish-sigurimsa. Janë me qindra ish-sigurimsa. 519 ish-sigurimsa janë vetëm në Policinë e Shtetit. Apeli im është që të reagojnë ndaj kësaj situate”, tha Tufa.

Ai theksoi më tej se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar. Madje ai tha në “Top Talk” në Top Cahnnel se ka lënë një dëshmi se nëse i ndodh diçka, të  dihet se kush janë autorët e sulmit.

“Kam të bëjë me segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit”, tha ai.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 519 ish-sigurimsa agron tufa dosjet e sigurimasve ish-sigurimat 519 ish-sigurimsa agron tufa dosjet e sigurimasve ish-sigurimat

Sondazh

Poll