Aktualitet

Denoncimi i fortë i qytetarit: Drejtori i OSHEE në Vlorë rrahu abonentin në zyrë, e mbuloi në gjak

24 Prill 2019, 19:24 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë i qytetarit: Drejtori i OSHEE në Vlorë rrahu

VLORË- Një denoncim publik është bërë sot nga faqja Lolita në Facebook, e cila ka publikuar një mesazh të një qyetari që tregon se sot në zyrat e OSHEE në Vlorë ka ndodhur një sherr. Sipas mesazhit të qytetarit, bëhet me dije se drejtori i OSHEE Vlorë ka rrahur në zyrë një qytetar, i cili kishte shkuar për t’u ankuar.

Më tej shtohet se ai e kishte goditur me një kal porcelani që e mbante mbi tavoline duke e mbuluar më gjak. Qytetari që ka kërkuar të mbetet anonim, shton se qytetarit i është bërë presion që të tërheq denoncimin nga Policia për dhunën që i ka ushtruar drejtori i OSHEE-së në Vlorë.

Ndërkohë pas publikimit të kësaj ngjarje, në një reagim (Lexo këtu) për Dosja.al ka drejtori Erjon Osmënaj është shprehur se qytetari ka marrë sqarimin e nevojshëm dhe tashmë me të merret Policia 

MESAZHI I PLOTË

Sot në OSHEE e Vlorës na ndodhur një skandal. Drejtori rajonal i Vlorës, Erjon Osmenaj ka rrahur në zyrën e tij një abonent, i cili erdhi për t’u ankuar ndaj rryshfetit që i kishin kërkuar për llogari të drejtorit. I kapur në befasi, drejtori kriminel e goditi në kokë me një skulpturë artistike që ka mbi tavolinë, një kal porcelani, më pas ndërhynë punonjësit që i ndanë dhe e kanë gjetur qytatarin punonjësit që i ndanë dhe e kanë gjetur qytetarin të mbytyr në gjak nga Policia e Vlorës dhe strukturat e OSHEE po bëhet presion që qytetari të tërheq denoncimin. Verifikojeni si lajm se është super i vërtetë, stafi i hajdutëve dhe horrave që ka sjellë nga pas nga Tirana, po na bëjnë presion, të gjithë punonjësve që mbajnë gojën e mbyllur duke na kërcënuar me vendin e punës që ky lajm të mos dalë. Anonim të lutem se kemi fëmijët për të ushqyer.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtori i oshee erjon osmenaj lolita ne facebook sherri me qytetarin drejtori i oshee erjon osmenaj lolita ne facebook sherri me qytetarin

Sondazh

Poll