Aktualitet

Rrahu përgjakshëm abonentin? Flet drejtori i OSHEE në Vlorë: Ishte i irrituar, donte drita, e sqaruam…

24 Prill 2019, 19:32 Nga DOSJA
Rrahu përgjakshëm abonentin? Flet drejtori i OSHEE në Vlorë:

VLORË– Një denoncim publik është bërë sot nga faqja Lolita në Facebook, ku shkruhej se ndaj një qytetari ishte ushtruar dhunë në zyrat e OSHEE nga drejtori i institucionit. (Lexo këtu)

Dosja.al ka kontaktuar me drejtorin Erjon Osmenaj, i cili ka shpjeguar ngjarjen.

Sipas tij, bëhet fjalë për një pretendim nga një abonent i irrituar që nuk furnizohej me energji elektrike nga OSHEE.

“Bëhet fjalë për një pretendim nga një abonent i irrituar pasi OSHEE nuk mundi që ta furnizojë me energji elektrike. Abonenti erdhi në OSHEE dhe nisi të thoshte se mosfurnizimi i bëhej atij për inat. Iu bënë të gjitha sqarimet e nevojshme por ai sërish nuk ndalonte. Tani po merret policia me atë çështje.”

I pyetur nëse kishte pasur përplasje fizike me qytetarin ashtu siç edhe është denoncuar në faqen “Lolita”, Osmenaj ka dhënë një përgjigjie evazive.

“Nuk më lejohet të flasë për këtë gjë, kjo tani i takon Policisë.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon osmenaj oshee vlore erjon osmenaj oshee vlore

Sondazh

Poll