Aktualitet

Trafikonin drogë me vlerë 1 milionë euro nga Irani drejt Ballkanit, shkatërrohet banda shqiptare në Greqi

24 Prill 2019, 17:37 Nga DOSJA
Trafikonin drogë me vlerë 1 milionë euro nga Irani drejt

GREQI- 5 shtetas shqiptarë janë vënë në pranga gjatë një superoperacioni të zhvilluar në Athinë. Shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht të moshave nga 28 deri në 53 vjeç.

Sipas raportimit të medieve greke, mësohet se ata ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë nga Irani drejt Ballkanit.

Gjatë operacionit u sekuestruan  44.5 kg heroinë në vlerën e 1 milion eurove.

Pas kontrolleve të ushtruara, policia greke sekuestroi edhe 818 kg kanabis dhe 7.5 kg kokainë. Grupi mbahej prej kohësh nën vëzhgimin e autoriteteve vendase.

Në mënyrë të veçantë, rol qendror në organizatë e kishte 53 vjeçari i arrestuar, i cili bënte të mundur furnizimin dhe importimin e heroinës nga Irani dhe më pas lëvizjes e saj drejt Greqisë.

Anëtarët e tjerë të grupit, merreshin me transportin brenda Greqisë, magazinimin dhe shpërndarjen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shqiptare ne greqi droge 1 mln euro trafik droge arrestohen 5 shqiptare ne greqi droge 1 mln euro trafik droge

Sondazh

Poll