Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, kirurgu i njohur kundër arrestimeve të mjekëve: Akt terrosit
24 Prill 2019, 17:27Nga DOSJA
TIRANË- Pas vdekjes së 25-vjeçares ne maternitetin e Elbasanit kirurgu i njohur, Agron Menzelxhiu shpjegon se tromboembolia polmonare që i mori jetën Rexhina Debrovas është një komplikacion që nuk mund të evitohet në operacionet urgjente, por vetëm në ato të planifikuara.
“10-15% të vdekjeve akute në SHBA ndodhin për shkak të tromboembolia polmonare. Ka shtete që këtë përqindje e kanë edhe më të lartë. Ka qenë një barrë e vonuar dhe ndërhyrja është dashur urgjente se mund të ndodhte edhe vdekja e fëmijës në barkun e nënës. Doktorët janë detyruar ta operojnë urgjent duke i marrë disa analiza të zakonshme”, shprehet mjeku.
Kirurgu Menzelxhiu e cilëson një akt terrorist arrestimin e dy mjekëve të Elbasanit, pasi sipas tij askush nuk mund të bëhet fajtor pa dalë ekspertiza mjekoligjore. “Akti i arrestimit të mjekëve është një akt terrorist policor i pastër për të cilën unë mendoj që drejtori i policisë Elbasan dhe ministri i brendshëm duhet të japin përgjigje zyrtare. Sepse pa hetimin mjeko ligjor nuk mund të arrestohet mjeku. Arrestimi i tyre është një akt i paprecedentë një shkelje e të drejtave të njeriut. Unë habitem si nuk ka reaguar urdhri i mjekut dhe ministria e shëndetësisë. E keqja këtu është se nuk ka sindikata”, theksoi ai.
Si ish-punonjës i spitalit të Elbasanit, Menzelxhiu thekson se në këtë spital nuk ka kushte për analiza të hollësishme, të nevojshme për t’u kryer përpara ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas tij, janë disa faktorë të koagulimit që aktualisht nuk gjenden në spitalet shtetërore në vend.
TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm në detyrë lidhur me pretendimet se ai bashkëjeton me një person të a...
TIRANË- Avokati Altin Goxhaj, ka treguar sot se ka arritur që të fitoj një gjyq kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Në një postim në Facebook, Goxhaj shpre...
ANGLI- Një shqiptar i akuzuar për një seri vjedhjesh është duke u përballur me dënimin me vite pas hekurave, pas pranimit të vjedhjes së më shumë se £ 500,000 s...
TIRANË- Vajza e Linda dhe Edi Ramës, Rea Xhillari, ka paditur për shpifje gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera. Menjëherë pas publikimit të këtij l...
GJIROKASTËR– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu ka premtuar banorëve të fshatit Kolonjë se HEC-i i planifikuar për t’u ndërtuar ...
FUSHË KRUJË- Kapen 2 parcela me 1 mijë rrënjë kanabis në qytetin e Fushë Krujës.Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me operacionin e policisë.Ky nuk...
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët, të cilët me padurim presin përghjigjen e lotarisë ameri...