Aktualitet

‘Fle apo nuk fle me thjeshtrën e Ramës’, shkrimtarja Flutura Açka: A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare

24 Prill 2019, 16:57 Nga DOSJA
‘Fle apo nuk fle me thjeshtrën e Ramës’, shkrimtarja

TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm në detyrë lidhur me pretendimet se ai bashkëjeton me një person të afërt me kryeministrin Edi Rama. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Facebook, Açka shkruan se lajmi u pasqyra në të gjitha portalet, njësoj sikur të ishte një çështje që prekte të gjithë shqiptarët.

“Sa keq, e gjithë media, të gjitha faqet online, e bënë lajm dyshimin nëse Ministri i Deleguar i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Cakaj, fle apo nuk fle me thjeshtrën e KM. A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare,”-shkruan Akça.

Më tej, Açka ka komentuar edhe fjalët e zgjedhura nga ministri Cakaj, i cili ua adresoi “armiqëve” të kryeministrit Rama lajmin që sipas tij është i rremë.

Postimi i plotë:

Sa keq, e gjithë media, të gjitha faqet online, e bënë lajm dyshimin nëse Ministri i Deleguar i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Cakaj, fle apo nuk fle me thjeshtrën e KM. A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare. Ajo që më shqetësoi personalisht, ishte fjala “armik i KM”, “armiqtë e KM”, fjalë që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje. Dikush duhet t’ia shpjegojë atij se në demokraci ka “kundërshtarë politikë”, pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen “armiq”. Madje sa më e ngjyrtë të jetë kjo shumëri hijesh politike, aq më e sigurtë është demokracia. Ky lloj fjalori politik, i takon shkollës së vjetër politike, që për 30 vjet i ndau shqiptaret në palë betejash. Sigurisht, para një kundërshtari politik që shpesh sillet si armik, kjo qasje politike duket normale. Por politikanët e rinj e kanë për detyrë t’i largohen kësaj prirjeje, ata janë shpresa jonë për peizazh politik europian që po presim, dhe ata duhet ta kuptojnë këtë rol.

Ditën e sotme, Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, ka paditur gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera që kanë shpërndarë një lajm ku pretendohej se bashkëjetonte me ministrin e deleguar të Europës, Gent Cakaj. Vetë Cakaj i ka cilësuar fjalë dashakeqe, ndërsa gazetari Artur Xhei shprehet se ajo është drejtuar gabim tek ai, pasi asnjëherë nuk ka shpifur për të duke e këshilluar që të mos përdoret për interesa të caktuara politike. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cakaj per rea xhillarin flutura acka gent cakaj rea xhillari cakaj per rea xhillarin flutura acka gent cakaj rea xhillari

Sondazh

Poll