Sport

Tirana-Partizani, derbin në këtë pjesë të parë po e fiton mërzia

4 Dhjetor 2020, 17:47 Nga DOSJA
Tirana-Partizani, derbin në këtë pjesë të parë po

TIRANË-Derbi është gjithmonë special! Tirana dhe Partizani janë duke luajtur në “Air Albania”, përballjen e parë mes tyre për këtë sezon. Një sfidë që nuk po ngrihet në nivelin e duhur, ndikuar edhe nga gjendja e fushës që është në gjendje skandaloze.

Dy skuadrat e mbyllën pjesën e parë me shifrat 0-0,ndërkohë sa i përket takimit nuk prodhoi asnjë emocion me dy skuadrat që më tepër u munduan të mbroheshin sesa të dhuronin spektakël. Rast i artë për Partizanin konsiderohet vetëm ajo e minutës së 26-të kur Bekaj i mohoi një gol të sigurt futbollistit Bardhi.

Pas një harkimi nga këndi të Kotes, futbollisti i Bardhi, goditi bukur me kokë, në shtyllën e dytë, por u ndal mjaft bukur nga gardiani bardheblu. Vendimtare pritja e Bekajt. Ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të dhuroj pjesa e dytë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll