Sport

‘Kush s’kërce është morr i kuq’/ Plas keq në mes të kryeqytetit! Tifozët e Tiranës nuk pyesin as për C

4 Dhjetor 2020, 15:59 Nga DOSJA
‘Kush s’kërce është morr i kuq’/ Plas keq

TIRANË– Rrëmuje tek sheshi “Skënderbej”. Tifozët e skuadrës së Tiranës kanë krijuar kaos në qendër të qytetit duke ndezur flakadanë pranë pemës së Krishtlindjeve.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, ultrasit e skuadrës kryeqytetase nuk pyesin as për koronavirusin, dhe së bashku në turmë janë bërë gati për ndeshjen e sotme. Mësohet se Policia i ka larguar me forcë.

Java e 6-të e Superiores hapet sot me një sfidë historike të futbollit shqiptar, ku në orën 18:00, në “Air Albania” luhet derbi Tirana-Partizani. Statistikat e nxjerrin Partizanin në avantazh të ndjeshëm në përballjet direkte, me 66 ndeshje të fituara kundrejt 42 sukseseve të bardhebluve, si dhe 49 sfida barazim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani derbi tirana-partizani

Sondazh

Poll