Sport

Superiorja si në Angli, do të luhet deri më 30 dhjetor…

4 Dhjetor 2020, 06:09 Nga DOSJA
Superiorja si në Angli, do të luhet deri më 30 dhjetor…

TIRANE – Fundviti do ta gjejë futbollin shqiptar në fushë. Bojkoti i Superiores, e ka detyruar Federatën të hartojë skenarë të rinj për të përfunduar në kohë kampionatet. Kësisoj, për të kompensuar humbjet në kohë, janë ngjeshur ndeshjet dhe riformatuar kalendarët e garave, të cilat do të vijojnë deri në ditët e këtij fundviti. Kjo si për Superioren, por edhe të Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Kalendari i Superiores: Ngarkesa për skuadrat do të jetë e madhe. Nga 5 dhjetori deri më 30 të këtij muaji do të zhvillohen edhe shtatë javë kampionat. Superiorja do të luajnë në datat 4-5 dhjetor, 9 dhjetor, 13 dhjetor, 19 dhjetor, 23 dhjetor, 27 dhjetor dhe 30 dhjetor. Kampionati i 82-të kombëtar i Superiores për vitin 2021 do të rikthehet të luhet 9 janar, me ndeshjet e javës së 13-të. Praktikisht, periudha e pushimit në janar, do të jetë vetëm 10 ditë.

Kategoritë inferiore: Sektori i garave në FSHF ka parashikuar që ndeshjet e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe ajo e Dytë do të mbyllen më 23 dhjetor, për të rifilluar më 16 janar 2021, çka nuk ka ndodhur më parë me këto kategori, që të luajnë edhe në muajin e parë të vitit.

Ja dhe kalendari se si do të vijojë më tej kampionati i Superiores:

JAVA 6

Të premten (4 dhjetor)

Tirana-Partizani (ora 18:00 në “Air Albania”)

Të shtunën (5 dhjetor)

Vllaznia-Bylisi (ora 13:45)

Skënderbeu-Laçi (ora 13:45)

Teuta-Kastrioti (ora 16:45)

Kukësi-Apolonia (ora 16:45 në “Elbasan Arena”)

JAVA 7 (9 dhjetor)

Bylisi-Kukësi

Kastrioti-Vllaznia

Laçi-Tirana

Apolonia-Skënderbeu

Partizani-Teuta

JAVA 8 (13 dhjetor)

Tirana-Apolonia

Bylisi-Kastrioti

Teuta-Laçi

Vllaznia-Partizani

Kukësi-Skënderbeu

JAVA 9 (19 dhjetor)

Kastrioti-Kukësi

Partizani-Bylis

Laçi-Vllaznia

Apolonia-Teuta

Skënderbeu-Tirana

JAVA 10 (23 dhjetor)

Kukësi-Tirana

Skënderbeu-Teuta

Apolonia-Vllaznia

Laçi-Bylis

Partizani-Kastrioti

JAVA 11 (27 dhjetor)

Teuta-Tirana

Kastrioti-Laçi

Bylis-Apolonia

Vllaznia-Skënderbeu

Partizani-Kukësi

JAVA 12 (30 dhjetor)

Kukësi-Teuta

Tirana-Vllaznia

Skënderbeu-Bylis

Apolonia-Kastrioti

Laçi-Partizani

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata shqiptare e futbollit kampionati i *2-te i superiores kategoria e dyte kategoria e pare superiorja federata shqiptare e futbollit kampionati i *2-te i superiores kategoria e dyte kategoria e pare superiorja

Sondazh

Poll