Sport

EUROPA LEAGUE/ Pioli rikthehet në pankinë me 4 gola, Milan kalon në raundin tjetër

3 Dhjetor 2020, 21:19 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Pioli rikthehet në pankinë me 4 gola, Milan kalon

MILANO-Milani arriti një fitore spektakolare dhe me përmbysje 4-2 ndaj Celtic Glasgoë-t në “San Siro”, e cila shërbeu për të siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa League-s, teksa në takimin tjetër të Grupit H Sparta e Pragës u mposht 2-1 nga Lille, që vazhdon të mbajë vendin e parë në grup me 11 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

Duke iu kthyer takimit të Milanos, skuadra e Stefano Piolit pati një start të tmerrshëm, teksa brenda 14 minutave të para pësoi dy gola, që kishin si autorë Rogic dhe Edouard. Gjithsesi, “Djalli” arriti të barazonte shifrat në pjesën e parë, pikërisht në minutat 24’ dhe 26’ me finalizimet e Calhanoglu (goditje e lirë) dhe Castillejo. Gjatë fraksionit të dytë kuqezinjtë mbyllën llogaritë me Celtic me golat e Hauge dhe Diaz.  Edhe nëse e humb ndeshjen e fundit ndaj Spartës së Pragës, Milani e ka të sigurt vendin e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league milan europa league milan

Sondazh

Poll