Sport

Formacionet Tirana-Partizani,Nevil Dede krijon “kafazin” për sulmuesit e Partizanit, Ilir Daja i qëndron stoik rreshtimit

4 Dhjetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Formacionet Tirana-Partizani,Nevil Dede krijon “kafazin” për

TIRANË-Derbi i kryeqytetit ka një rëndësi shumë të veçantë jo vetëm për pikët, ndaj të dy skuadrat nuk duan që të dalin të mundura nga kjo sfidë. Duket se kjo ka shtyrë Deden dhe Dajën që të veprojnë në mënyra të ndryshme për këtë sfidë.

Dede, duke parë që skuadra e orientuar drejt sulmit ka lënë hapësira në prapavijë. Kështu, sot në fushë nga minuta e parë luajnë 5 mbrojtës, në një rreshtim ku synohet bllokimi i manovrës së të kuqve.

Ndërkohë, Daja nuk ka ndryshuar skuadrën në krahasim me ndeshjen e kaluar, duke i besuar ekipit fitues, që sheh Solomon dhe Malën nga krahët në mbështetje të Kardozos, me Bardhin i cili vepron si organizator në mesfushë.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Najdovski, Vangjeli, Ismajlgeci, Toshevski, Batha, Toli, Danso, Torasa, Muçi.

Trajner: Nevil Dede

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Solomon, Broja, Bardhi, Mala, Kardozo.

Trajner: Ilir Daja

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja nevil dede partizani tirana ilir daja nevil dede partizani tirana

Sondazh

Poll