Sport

Pioli: “Djemtë donin të më testonin mendërisht, nuk rrezikoj me Ibran”…

4 Dhjetor 2020, 11:26 Nga DOSJA
Pioli: “Djemtë donin të më testonin mendërisht, nuk

ITALI – Pasi ka mundur koronavirusin, trajneri i “djajve” të Milanit, Stefano Pioli, sapo është rikthyer në krye të pankinës kuqezi, ka shpartalluar edhe skocezët e Sëlltikut duke u kualifikuar edhe për në 1/16 finale të Euroga League.

Veç nëpërmjet një loje tepër drithëruese, ku rezultati nga disavantazhi 0-2 përfundon në 4-2 në favor të një Milani të papërmbajtshëm. Pas ndeshjes, trajneri Pioli u shpreh tepër i kënaqur nga fitorja, por edhe arritja e një objektivi të kuqzinjve, siç ishte kalimi në fazën eliminatore të Europa League:

“Sëlltik kishte pak për të përmirësuar nga pikëpamja e klasifikimit, por kundërshtarët tanë kërkonin të merrnin një rezultat të rëndësishëm. Në Europë, ne luajmë me intensitet të lartë. Na pëlqejnë këto ndeshje dhe jemi shumë të kënaqur me reagimin që ka pasur ekipi. Në momentin tonë të veçantë është e rëndësishme të kemi mundësinë për të vijuar dhe besuar në Europa League. Ne kemi kënaqësinë të luajmë së bashku për të dhënë më të mirën tonë. Duhe të jemi ambiciozë,”– ka deklaruar trajneri kuqezi për “Sky”, i cili lëshoi edhe një batutë për fillimin katastrofik të takimit ndaj skocezëve, ku Milani pësoi dy gola naivë.

“Djemtë donin të më testonin nëse do të isha shëruar mendërisht. Ne jemi shumë të mirë në gjetjen e shtysës për t’u përpjekur që të rritemi dhe kjo ishte një nga ato ndeshje. Ishte një mësim i vlefshëm për ne. Nuk është ve lehtë të rikuperosh dy gola.”

Në lidhje me kthimin e Zllatan Ibrahimoviçit në dispozicion të tij, Pioli nuk dëshiron të bëjë hapa të gabuar. “Që Ibra është një lojtar i rëndësishëm edhe kur nuk luan, kjo është e qartë. Nuk mendoj se mund të kthehet këtë të dielë. Kur ke probleme me muskujt, duhet të jesh i kujdesshëm. Më mirë të kthehesh një ndeshje me vonesë, sesa të humbësh shumë të tjera.”

Trajneri kuqezi Stefano Pioli, nuk pranon që Milani të etiketohet, si skuadra favorite për të fituar titullin e këtij sezoni. “Interi, Juventusi dhe Napoli janë ende më të fortë se ne. Këto skuadra e nisën sezonin me objektiva më të rëndësishëm. Por ekipi ynë ka treguar se nuk është inferior ndaj askujt, ne kemi vlerat tona, vazhdojmë të mendojmë se kjo skuadër ende mund të rritet. Frika? Rreziqet për lëndime po rriten dhe temperaturat nuk ndihmojnë, por kjo është njësoj për të gjitha ekipet.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djajte e milanos europa league ibrahimovic milani selltik stefano pioli trajneri i kuqezinjve djajte e milanos europa league ibrahimovic milani selltik stefano pioli trajneri i kuqezinjve

Sondazh

Poll