Sport

Ide gjeniale në derbin Tirana-Partizani, lindin tifozët virtualë në tribuna

4 Dhjetor 2020, 16:48 Nga DOSJA
Ide gjeniale në derbin Tirana-Partizani, lindin tifozët virtualë

TIRANË– Të gjithë e pranojnë se pandemia e koronavirusit do ta ndryshojë botën e sportit dhe të futbollit në veçanti. Pritet të ketë gjëra që nuk janë parë në të kaluarën, jo vetëm sa i takon fushës së blertë, por edhe tifozëve në shkallët e stadiumit.

Ideja e parë vjen nga Tirana, klubi bardheblu ka bërë të ditur se në ndeshjen ndaj Partizanit, në stadium do të jetë e mundur prania e tifozëve. Si? Me tinguj të tifozëve virtualë. Stadiumi do të ndahet në disa sektorë, dhe tifozëve të Tiranës në “Air Albania” do t’u rezervohet i njëjti vend që kanë pasur edhe para pandemisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll