Sport

Nga spitali në fushë, Skënder Gega rikthehet në pankinë dhe surprizon futbollistët me…

3 Dhjetor 2020, 18:00 Nga DOSJA
Nga spitali në fushë, Skënder Gega rikthehet në pankinë

TIRANË-Tekniku i Kukësit luftoi ndeshjen e tij më të vështirë atë kundër Covid 19, që ia komplikoi gjendjen shëndetësore, në pikën sa u dërgua me urgjencë për në Turqi, për kurim të specializuar. Për fat të mirë, Skënder Gega është shëndoshë e mirë dhe kjo u konfirmua në intervistën e bërë për mediat kur zbarkoi në aeroport.

Trajneri i Kukësit nuk ka humbur kohë dhe ka zbritur menjëherë në fushë, për të ndjekur nga afër seancën e rradhës stërvitore. Para se lojtarët të fillonin stërvitjen, Gega mblodhi skuadrën ku i falënderoi të gjithë  për punën e bërë përgjatë këtyre ditëve që nuk ka qenë i pranishëm.

Siç e do tradita, pas çdo lajmi të bukur, Gega ka menduar edhe për ëmbëlsirat duke qerasur ekipin dhe pjesën tjetër të stafit teknik. Ndeshjen e radhës në kampionat Kukësi do ta ketë të shtunën ndaj Apolonisë dhe në stol në atë sfidë do të jetë pikërisht Skënder Gega.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi skënder gega kukesi skënder gega

Sondazh

Poll