Aktualitet

Po transportonin 2 milionë euro kokainë nga Zvicra në Itali, në pranga çifti shqiptar

24 Prill 2019, 16:08 Nga DOSJA
Po transportonin 2 milionë euro kokainë nga Zvicra në Itali,

ITALI- Një 33 vjeçar shqiptar dhe një 22 vjeçare shqiptare u arrestuan ditën e djeshme në Itali, pasi u kapën me drogë në makinë.

Sipas raportimit të medieve italiane, sasia e drogës u konfiskua dje rreth orës 5 të mëngjesit në një makinë me targa gjermane, teksa po kalonte pikën doganore “San Pietro di Stabio”, e cila lidh Italinë me Zvicrën. Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e përparme të makinës, e cila u zbulua falë qenëve antidrogë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se vlera e sasisë së drogës është rreth 2 milionë euro.

Çifti ka përfunduar në qelitë e paraburgimit, ku pritet t ë ppërballen me masën e dënimit nga drejtësia italiane.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 milione euro kokaine arrestohet cifti shqiptar itali 2 milione euro kokaine arrestohet cifti shqiptar itali

Sondazh

Poll