Aktualitet

Shkodër/ Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Bajrin

24 Prill 2019, 10:16 Nga DOSJA
Shkodër/ Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Bajrin

SHKODËR- Është shtyrë senaca gjyqësore ndaj një prej anëtarëve të grupit Bajri, Ilir Bajrit. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatit të Ilir Bajrit.

Seanca e sotme gjyqësore u mbajt për masën e sigurisë me qëllim ekstradimi në Itali.

Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit (Bajrit), vëllait të Safet Bajrit, pasi është i dënuar me 5.6 vite nga Gjykata e Bologna-s për trafik droge dhe prostitucion. Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së sigurisë, “arrest me burg”, për qëllim ekstradimi në Itali.

Ilir Rustemi është arrestuar në kuadër të operacionit të policisë, të koduar si “Oaz”, që goditi grupin Bajri në tetor të një viti më parë. 

Ai është i skeduar nga policia, për një sërë veprash penale. Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

(F.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e shkodres mungon avokati mbrojtës shtyhet seanca për ilir bajrin gjykata e shkodres mungon avokati mbrojtës shtyhet seanca për ilir bajrin

Sondazh

Poll