Aktualitet

E rëndë në Itali, vdes shqiptari në aksident, i vëllai dhe një shok në gjendje të rëndë

24 Prill 2019, 10:09 Nga DOSJA
E rëndë në Itali, vdes shqiptari në aksident, i vëllai

ITALI-Një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Mediat lokale shkruajnë se bëhet fjalë për 25-vjeçarin me inicialet E. K., ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences. Dy të plagosurit janë përkatësisht 19 dhe 26 vjeç dhe mësohet se njëri prej tyre është vëllai i viktimës.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse. Paraprakisht dyshohet se të rinjtë po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje itali vdes shqiptari aksident me vdekje itali vdes shqiptari

Sondazh

Poll