LIVE UPDATES
Politike

Neritan Ceka “shpërthen” ndaj Ramës: S’po shkoj dot në palestër dhe shëtitje nga liqeni, mjekët dhe infermierët tan

28 Prill 2020, 09:49 Nga DOSJA
Neritan Ceka “shpërthen” ndaj Ramës: S’po shkoj dot

TIRANE– Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka në një lidhje skype me Fax News, ka folur për masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare, në kushtet e pandemisë. Sipas Cekës pati një vonesë në mbylljen e kufijve, veçanërisht nga Italia, e cila duhet të ishte kryer një javë më parë, ndërsa shton se në vendin tonë ekspertët dhe specialistët e shëndetësisë janë nënvlerësuar.

“Përveç pjesës së palestrës dhe daljes për shëtitje nga liqeni, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të madh për mua personalisht. Ka qenë një gjë e papritur për të gjitha vendet, e gjithë bota është gjetur jo gati për këtë situatë, Shqipëria ka pasur një rast të ngjashëm në 97 kur shumë qytetarë u mbyllën nëpër shtëpia. Shqipëria u gjet e papërgatitur sa i takon personelit mjekësor, duhet të ishte hyrë që një javë më parë në izolim, por në përgjithësi gjithçka është menaxhuar mirë. Në javën e parë u bënë disa gabime, pasi një eufori se Shqipëria do të ishte e paprekur, gjë që ishte e gabuar, sa kohë që 1/6 e shqiptarëve ndodhen në Itali, që ishte vatra më e nxehtë. Në krye të sistemit shëndetësor janë vendosur njerëz militantë, kur në fakt dolën në pahë përgjegjësit e pavionëve, të cilët duhet të qendrojnë në krye. Dua të pyes këta ministrat tanë që kanë mbivlerësuar ekspertët e huaj, ku i keni ata sot? Është krijuar një ide sikur në vendin tonë mungojnë specialistët, gjë që nuk është e vërtetë, pasi kjo situatë nxori në pah se ne i kemi njerëzit e kualifikuar”, tha Ceka.

Ndërkohë që sa i takon shqiptarëve që kërkonin të ktheheshin në vendin tonë, Ceka tha se shteti duhet ti kishte pranuar të gjithë, dhe se karantina duhet të kishte qene pa pagesë. Sipas tij kjo tregoi se shteti shqipar i la ata rrugëve. Sa i takon rolit të opozitës, Ceka e vlerësoi atë si bashkëpunues dhe të kujdesshëm, ndërsa shtoi se ndryshimet në Kodin Penal që kaluan në Kuvend ishin të panevojshme.

“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sjellin një pjesë të mirë të remitancave në shqipëri, janë këta persona që mbajnë motra dhe vëllezër në Shqipëri, dhe ditën kur patën nevojë për shtetin shqiptar, ata u lanë në mes të rrugës. Shteti duhet të ishte aty, kur ata kishin nevojë, ti merrte dhe ti fuste në karantinë pa pagesë. Sjellja e shtetit shqiptar ka qenë poshtëruese.

Roli i pozitës është vendosur vetëm në dorën e një njeriu, ndërkohë që është për tu vlerësuar sjellja që ka pasur opozita. Në Itali del dhe komunikon me publikun vetëm drejtori i mbrojtjes civile, kurse te ne njëherë del minitrja, njëherë tjetër del zëvendësja e saj, nuk ka një figurë qendrore dhe të besueshme. Opozitën e kam parë që të jetë serioze dhe objektive, një pjesë e mirë e propozimeve të saj, në fillim u refuzuan dhe më pas u pranuan, pa cituar autorë.

Unë mendoj se te ne nuk do të ketë një përsëritje të virusit, pasi shifrat dhe të gjithë treguesit janë pozitiv. Parlamenti duhet të ishte marrë me çështjet ekonomike, pasi ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të sjellin asnjë të arrestuar. Asnjë prokuror nuk do të donte që ti ndiqte çështje të tilla. Amnistia fiskale është shoë i radhës, ai që ka punuar në të zezë, nuk mund të mbledhë 1 milionë euro. Ai që mbledh portokalla nuk do të bjerë miliona euro, kemi pasur plot amnisti në ndërtim dhe atje janë hedhur lekët. Nuk duhet bërë pasi do të godiste ata që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Ceka. Marrë nga Faxweb.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama neritan ceka shqiptaret ne karantine edi rama neritan ceka shqiptaret ne karantine

Sondazh

Poll
Politike 27 Prill 2020, 19:49

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për debatin e testiemve, ku ka thënë se gjithçka e vendosin ekspertët dhe deri tani e quajti strategji...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj