LIVE UPDATES
Politike

Negocitatat/ Propozim i ri në BE: Vendime të ndara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

15 Tetor 2019, 14:39 Nga DOSJA
Negocitatat/ Propozim i ri në BE: Vendime të ndara për

Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur burime të Radios Evropa e Lirë.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që po mbahet sot (15 tetor) në Luksemburg, po diskutohet çështja e fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenca finlandeze së shpejti duhet të dalë me një draft të ri, që do të lejojë që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv të martën, ndërkaq Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi.

Ky veprim do ta lërë Francën të izoluar, pasi ajo vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur kundër çdo vendimi gjatë bisedimeve për këtë çështje në mbledhjen ministrore të BE-së.

Pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Shkupin.

Vendimi për të hapur negociatat e pranimit kërkon një miratim unanim të vendeve anëtare.

Megjithatë, nëse në takimin e së martës do të ketë një vendim nga ana e ministrave të BE-së, ai duhet të konfirmohet më pas në një samit të shefave të shteteve ose qeverive, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel.

Në mbledhjen e tyre në qershor, ministrat miratuan konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke premtuar se do të marrin një vendim “jo më vonë se tetori i vitit 2019”.

Para nisjes së takimit të ministrave të BE-së, ministrja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila njëherësh edhe kryeson takimin, u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin e sotëm, por tha se si kryesi në tërësi e mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithëse sipas saj, duhet pritur se çfarë do të thonë edhe shtetet e tjera anëtare, pasi që duhet të jetë vendim unanim.

Ka pasur vende që kanë tërhequr vërejtjen se procesi i zgjerimit të BE-së është i lidhur me stabilitetin politikë dhe zhvillimin e demokracisë në rajon.

“BE-ja ka përgjegjësi për paqe, stabilitet, pajtim dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor dhe kjo do të thotë se duhet të mbajmë premtimet tona”, ka thënë ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke shtuar se Gjermania konform qëndrimit të Parlamentit, dëshiron vendim për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok tha se shteti i tij mendon se Shkupi dhe Tirana zyrtare ende nuk kanë përmbushur kushtet, që t’u jepet data për nisjen e bisedimeve për anëtarësim më bllokun evropiane.

“Kur është në pyetje Maqedonia e Veriut, ne konsiderojmë se duhet të plotësohet edhe një kusht, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike. Kur të përmbushet ky kusht, mund të nisin bisedimet për çështjen e anëtarësimit (në BE). Kurse sa i përket Shqipërisë, mendojmë se ende duhet të punojnë dhe nuk janë gati për nisjen e bisedimeve”, ka thënë ministri holandez, Blok.

Franca dëshiron që Komisioni Evropian të dalë në pranverë me një propozim konkret për këtë, e pastaj, dikur gjatë vetës, të mund të merret vendimi për nisjen e negociatave.

Nga Komisioni Evropian përgjigjen se metodologjia mund të ndryshohet kurdo, por kjo nuk do të duhej të mbante peng vendimet për nisjen e negociatave.

Hezitimi për të vendosur nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shihet nga shumë diplomatë si një rrezik për BE-në, e cila po e humb kredibilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, Franca duket se nuk po shqetësohet për këtë, duke argumentuar se është më e rëndësishme që së pari BE-ja të reformohet nga brenda, që të mund të funksionojë si duhet para se të mendojë të zgjerohet me shtete të reja anëtare.

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be negociatat me be 2019 be negociatat me be 2019

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria