Politike

Rama s’harron zakonin, i veshur me çitjane pozon i qeshur me presidentin Tusk, e shoqëron njeriu i besuar (FT+VD)

Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale foto dhe video me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, i cili sipas kreut të qeverisë është një mbështetës i vendit tonë.

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel një ditë para së të vendoset fati i çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një foto me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, i cili sipas kreut të qeverisë është një mbështetës i vendit tonë.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,”-shkruan Rama krahas fotos.

Postimi i Ramës:

Pak minuta më vonë, Rama ka publikuar edhe një video të takimit në Instagram, ku duket se edhe para një vendimi të tillë kaq të rëndësishëm për Shqipërinë nuk e  njeh kodin e veshjes. Edhe kësaj here Rama ka zgjedhur që të veshë pantallonat e tij stil “çitjane”. Gjatë takimit me Tusk, nuk mungonte as njeriu i tij i besuar, drejtori i Komunikimit Endri Fuga. 

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur dje në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e djeshme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to.

(k.m/dosja.al)

2 Komente në “Rama s’harron zakonin, i veshur me çitjane pozon i qeshur me presidentin Tusk, e shoqëron njeriu i besuar (FT+VD)

  1. Pacavure mbeti ky

Shto Koment