"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Në qafën e Enisës u gjet i varur çelësi i motorit/ Babai i 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë flet për Indrit Bajraktar
20 Gusht 2020, 13:11Nga DOSJA
TIRANË– Familja e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në plazhin e Velipojës, ka hapur dyert e mortit në Bathore, aty ku edhe jetonin prej vitesh. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lezan Doda, ka shprehur dhimbjen për humbjen e të bijës, teksa ka publikuar edhe një foto.
“U prefsh ne paqe zemra e babit? zoti te mori shpejt fizikisht por Jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit,”– shkruan ai krahas fotos.
Përsa i përket lidhjes së të bijës me Indrit Bajraktarin, të riun me të cilin Enisa kishte dalë të bënte shëtitje me motor uji, ai është shprehur se e ka njeri të familjes.
“Indrit Bajraktari është i njohur i familjes,”– mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera, dhe më pas u ka kërkuar gazetarëve të AbcNews që të largohen nga shtëpia, pasi donte qetësi në këtë ditë të dhimbshme dhe të vështirë për të.
Ndërkohë nëna e vajzës ka deklaruar se në momentin kur e bija është larguar ka qenë e veshur me xhinse të shkurta dhe këmishë.
Trupi i Enisa Dodës u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu, një ditë më parë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka rrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili kishte qenë shoferi në motorin e ujit, me të cilin po bënin xhiro dy të rinjtë.
Mjekësia Ligjore ka raportuar se në trupin e 17-vjeçares janë konstatuar shenja dhune, të cilat ende nuk dihet se nga çfarë janë shkaktuar. Ndërsa çelësi i motorit të ujit është gjetur i varur në qafën e 17-vjeçares Enisa Doda. Sipas protokollit çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend, por është ende e pakuptuaeshme se përse ndodhej në qafën e të miturës.
Vetë Bajraktari është shprehur përpara uniformave blu se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur. Pronarët e motorit të ujit, i gënjeu duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Mësohet se një taksi ka përplasur një biçikletë në bulevard...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar aksionin e sotëm të Policisë në Lazarat, ku u arrestua 54-vjeçari Shkëlqim Basha. Nëpërmjet një postimi në...
KRUJË -Policia ka gjobitur dy pronarë lokalesh në Krujë, për shkelje të aktit normativ për COVID-19. Mësohet se L.C. dhe A.V., janë ndëshkuar me 1 milion l...
BERAT-Mjeku kirurg në Berat Edi Bejko, i cili ka qenë për disa vjet drejtor i spitalit, ka bërë thirrje për qytetarët që të mos fokusohen vetëm te COVID-i dhe t...
VELIPOJË -Policia ka bllokuar lundrimin e motorëve të ujit në Velipojë, pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme, ku u gjet e mbytur 17-vjeçarja En...
TIRANË- Xhuli Keko, ka kujtuar sërish bashkëshorin e saj, Teodor Kekon, kësaj here nëpërmjet një letre. Letrën Xhuli Keko e ka shkruar 18 vite, pas ndarjes...
DIMAL-Banorët e Dimalit vuajnë prej më shumë se 22 vitesh nga ndotja që shkaktohet nga puna e guroreve. Vetëm 30 minuta punë mjaftojnë, që e gjithë zona të mbul...
ELBASAN– Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e Florian Lamçes në Elbasan. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur vendin e gjykatës së Elbasa...
DURRËS -Banorët e pallatit nr.8 në lagjen nr.5 në Durrës, i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama. Ata i janë ankuar shefit të qeverisë, se aut...
SHKODËR- Lezan Doda është babai i Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në plazhin e Velipojës. Në një postim në rretjet sociale i ati shfaqet tejet i ...