Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BALLSH – Naftëtarët e Ballshit nuk kanë hequr dorë nga qëndresa e tyre, kjo edhe pas shoqërimit të disa prej tyre në komisariatin e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Madje ata kanë arritur deri aty saqë janë shprehur se, nëse nuk merren masat për plotësimin e kërkesave të tyre, protesta e tyre do të zhvendoset në kryeqytet, teksa paralajmëruan se do të marshojnë në këmbë drejt Tiranës për të çuar deri në fund kauzën e tyre.
Ndërkohë sot, forca të shumta policore kanë rrethuar rafinerinë e Ballshit, e cila mendohet se do të çmontohet dhe do të shitet për skrap pasi nuk është arritur vënia e saj në punë.
Një prej naftëtarëve ka shprehur indinjatën e tyre për shoqërimet e bëra për të cilët tha se ishin anëtarë të PD dhe ishin arrestime politike.
Ai ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për gjendjen aktuale kur ndohen gjithashtu dhe kreun e opozitës Lulzim Basha për heshtjen e tij deri më tani për naftëtarët.
Më tej ai deklaroi se do të largohej nga Shqipëria ashtu siç po bëjnë edhe mijëra të tjerë.
“Unë Artur Bregasi, qytetar i Mallakastrës nuk jam shoqëruar në komisariat mbrëmjen e djeshme pasi nuk kam qenë këtu, sepse ndodhesha në Tiranë për te shkolla e vajzës. Policia ka shkuar tek shtëpia dhe ka pyetur për mua. Familja i ka thënë se nuk isha në shtëpi. Më pas unë kam ardhur dhe e kam marrë në telefon inspektorin dhe më that ë paraqitem në komisariat. I thashë për cilën arsye e më tha të shkoja vetë se ndryshe do më merrnin në dhunë. Kjo është prezenca e shtetit që bën arrogancë ndaj naftëtarëve të cilët nëpër botë bëjnë vetëm 10 vite punë dhe dalin në pension me monedha të arta. Kurse të punosh 20 apo 30 vite në Shqipëri edhe të jetë pa bukë, unë nuk e di përse kënaqet kryeministri kur i shikon këta qytetarë kështu. Kazma i është vënë këtij vendi, rinia po ikën. Edhe unë do iki: Mirupafshim atdheu im, Shqipëria ime e lirë, do shkoj në Europë do iki! Po më vjen keq sepse krijova familjen në këtë vend, fëmijët e mi të rriteshin këtu e të kontribuoja për këtë vend. Dhe më e forta është se në komisariat janë shoqëruar 11 naftëtarë për të cilët dinë se votojnë djathtas. Ta marrë vesh edhe Lulzim Basha që më rri mua atje në Tiranë e bën spektakël. Boll më me ndarje i majtë dhe i djathtë, janë shqiptarë dhe ushqehen këtu. Ku e di unë se nesër pasnesër fëmija im nuk shkon krah për krah me Edi Ramën. Përse na i bën ne këto prapaskena, janë thirrur 11 djem anëtarë të partisë Demokratike.”, është shprehur njëri nga naftëtarët e pranishëm në protestë. (E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Katër të rinj të moshave 20 deri në 24 vjeç kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrolleve rutinë të ushtuara nda...
TIRANË– Një baba ka denoncuar në polici se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi. Personi me inicialet G.M denoncoi ditën e djeshme në polici se vaj...
TIRANË– Në komisionin për Edukim dhe Mjetet për Informim Publik, është diskutuar mesazhi i dërguar nga deputeti i Partisë Socialiste i qarkut Fier, B...
TIRANË– Ditën e sotme bizneset që ndodhen pranë aksit rrugor Tiranë-Durrës kanë dalë në protestë kundër mbylljes së hyrje-daljeve të rrezikshme. Ata ...
Dhjetëra banorë të 213 familjeve në fshatin Moravë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë paqësore në pistën e aviacionit të Kuçovës.Ata shprehe...
BALLSH– Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar uzinën në Ballsh. Naftëtarët janë grumbulluar sërish ditën e sotme para uzinës, vetëm 200...
HAS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së Partisë Demokratike në Has. Në foton e siguruar nga Dosja.al shihet vetë ...
Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga një shtetas, i cili akuzohet se ka ndihmuar disa emigrantë të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe ...
Michigani u trondit këtë të martë nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një sulmi në një shkollë të zonës, mbetën të vrarë tre studentë dhe u plagosën 8 të tj...
Janë identifikuar të tre viktimat e sulmit tragjik në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Policia bën me dije se autori I dyshuar 15-vjeçar refuzon...