KRYESORET
Insights

Në botën e Putinit: 4 intelektualë agresivë që inspirojnë diktatorin rus

3 Mars 2022, 14:00 Nga DOSJA
Në botën e Putinit: 4 intelektualë agresivë që

Si funksionon dhe në çka beson Vladimir Putini? Kjo është pothuaj e pamundur të vlerësohet nga jashtë. Por ka disa indikacione mbi idhujt e Putinit. Më 22 shkurt 2022 ai tha: “Kush thotë se e mira duhet të jetë përherë e padhunshme?” Dhunën ai e kishte paralajmëruar hapur disa herë, por mbase më së qarti më 2018, kur Putin tha se do të reagojë me të gjitha armët ndaj çdo “vendimi” për të “zhdukur Rusinë”: “Po, kjo do të ishte një katastrofë për njerëzimin dhe botën… Por çfarë na duhet bota pa Rusinë?”

Putin nuk është intelektual, ai vjen nga bota e shërbimeve sekrete, por janë së paku 4 intelektualë agresivë, ultrakonservatorë, ultrafetarë dhe ultranacionalistë të cilët kanë ndikim në mendësinë e Putinit: Aleksandar Dugin (1962) është një publicist nacionalist që urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe liberalizmin perëndimor. Në mars të vitit 2018, para 4 viteve, Dugin qëndroi në Beograd dhe Shkup, ku prezantoi një libër të tij. Në një hotel në Shkup ai foli para 400 të interesuarve, kryesisht nacionalistë maqedonas. Qëllimi i vizitës ishte mobilizimi i qarqeve antiperëndimore në Ballkan dhe kundërshtimi i hyrjes së Maqedonisë në NATO. Dugin ndihet i nderuar kur etiketohet si fashist. Dugin e adhuron Carl Schmittin (1888-1985), juristin kryesor të Adolf Hitlerit, dhe Julius Evolan (1898-1974), liderin e të djathtës italiane. Evola, sipas gazetës gjermane DIE ZEIT, adhurohet nga Steve Bannon, ish-këshilltar për siguri i Donald Trumpit, dhe simpatizant i Putinit. Sa i përket Carl Schmittit: më 1925 ai u martua me serben Dushka Todoroviq. Në prag të Luftës së Dytë Botërore shkrimtari serb Ivo Andriq, autor i një traktati antishqiptar, ishte ambasador i Jugosllavisë në Berlin. Atje ai u njoftua me Carl Schmittin. Në një letër që Schmitt ia dërgonte gruas së shkrimtarit Ernst Jünger shkruante: “Gjithnjë e më shumë po dashurohem në novelat e Andriqit. Së shpejti do t’ua dërgoj një ekzemplar”.

Filozofi i preferuar i Putinit është Ivan Iljin (1883-1954). Ai ishte kundërshtar i lëvizjes bolshevike dhe emigroi në Europë. Vdiq në një fshat afër Zürichut. Iljin paralajmëronte se qëllimi i Perëndimit është të copëtojë Rusinë dhe t’ia gllabërojë Ukrainën. Sipas Iljin në betejën kundër Perëndimit Rusinë e shpëton një lider i madh. Iljin ëndërronte një Rusi metafizike. Putin e sheh veten si lider të kësaj Rusie. Ivan Iljin ka doktoruar mbi “Filozofinë e Hegelit si doktrinë e konkretësisë së zotit dhe njeriut”.

Vlladimir Sollojov (1853-1900) ka qenë filozof, teolog, poet, publicist dhe kritik letrar rus. Tema qenësore e veprave të tij është njeriu dhe zoti dhe sundimi universal i zotit.

Filozofi Nikollaj Berdjajev (1874-1948) ka qenë i bindur se vetëm krishterimi e shpëton personalitetin e njeriut nga kolektivizmi kokëbosh. Me rastin e festës së Vitit të Ri 2014 Putin organizoi një pritje. Funksionarë të lartë, guvernatorë dhe zyrtarë partiakë morën nga duart e Putinit si dhuratë tri vepra filozofike me autorë Ivan Iljin, Vlladimir Sollojov, Nikollaj Berdjajev. Pak javë pas kësaj pritjeje Putini pushtoi Krimenë, siujdhesën strategjike ukrainase, pastaj pjesë të Donbasit në lindje të Ukrainës dhe tani synon të gllabërojë mbarë Ukrainën.

Marrë nga Enver Robelli-Burimi: Facebook

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Insights 24 Shkurt 2022, 17:33

Analiza nga Foreign Affairs: Po nëse Rusia fiton?

Nga Liana Fix dhe Michael KimmageKur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack ...

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar