Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS- Kryetarja e LSI-së nq kuadër të fushatës elektorale ka vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka përshëndetur të gjithë njerëzit dhe mbështetësit e LSI-së në Durrës. Ajo gjithashtu ka kujtuar vizitën që bëri në Berat ditën e sotme, ku tha atje ishte situata ishte zjarrë farë dhe se i ngatërroheshin fjalët dhe mendimet nga prania e shumtë e njerëzve. Ajo ka thënë se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se shumica e banorëve të prekur nga tërmeti vazhdojnë të jetojnë në çadra. Gjithashtu Kryemadhi është shprehur se LSI do të mbajë premtimin e saj dhe do të rindërtojë të gjitha shtëpitë e oprekura nga tërmeti.
“Përshëndetje Durrësi, përshëndetje të rinj dhe të reja! Lona Lona je e jona, kështu e ka Durrësi. Përshëndetje të gjithë themeluesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke filluar nga Bujar Dhima. Përshëndetje të gjithë juve që e themeluat LSI-në 17 vjet më parë, me një qëllim, kundër arrogancës, kundër urrejtjes ndaj njëri tjetrit, kundër sfidimit dhe kundër kapjes së shtetit. Dhe ne kaluam sfida njëra pas tjetrës. Në 17 vite, u rritëm, u ulëm, u ngritëm, luftuam, por qëndruam të fortë sepse ishte dashuria, forca dhe zemra e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan LSI-në, për të ecur përpara dhe për të zhvilluar qytetin e Durrësit.
Sot vij nga Berati, që ishte një zjarr i vërtetë. Më ngatërroheshin fjalët, më ngatërroheshin mendimet, më futeshin fjalë në mendje dhe më kujtoheshin gjëra pafund. Histori, luftëra, beteja, sfilitje, por dashuria që buronte nga aty ishte një dashuri entuziaste që sot e ndjejmë këtu në bregun e detit, në bregun e Durrësit të mrekullueshëm.
Si gjithmonë, Edi Rama nuk të lë asnjëherë pa të zhgënjyer. Si gjithmonë siç zhgënjen në jetën personale, ashtu zhgënjen dhe në jetën politike. Tek e dëgjoja dje, mendoja vërtetë se do të thonte diçka të mirë. Mendoja vërtetë se do të kishte çelësat në dorë për mijëra e mijëra familje durrsakësh, të cilëve do u jepte shtëpitë dhe do mbante premtimet për shtëpitë që do të dorëzonte brenda vitit 2020. Por po ikën 2021, kanë kaluar mbi 18 muaj nga konferenca e famshme që bëri në Bruksel, ku mori 1,2 miliardë euro dhe sot vazhdojnë me mijëra familje të Durrësit, të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit, që flenë në çadra.
Më lejoni, që ne si partia e fjalës së mbajtur, si partia që u qëndron angazhimeve të saj, do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpive të tërmetit, për t’i çuar të gjitha familjet durrsake, të Bubqit, të Thumanës e kudo, në shtëpitë e tyre të sigurt dhe të jetojnë si qytetarë dinjitozë,” tha Kryemadhi.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Edi Rama ka treguar një histori në muzeun e Lushnjes që u ndërtua në vitin 1987-1988, i dedikohej tokës për të gjithë historinë dhe transform...
SERBI- Presidenti serb Aleksander Vuçiç, ka komentuar fushatën elektorale si dhe zgjedhjet që do të mbahen në 25 prill në Shqipëri. Novosti shkrua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përlotur kur përpara tij është shfaqur një foto me të ëmën e ndjerë, Anetën. Në imazhin e publikuar në studion e “E die...
TIRANË– Ardhja e Zahos në jetë, i ka ndryshuar jetën kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “E diell” përballë Edi Manushit, Rama foli për Zahon, djalin ...
TIRANË- Kisha Ortodokse u ka dhënë një mesazh qytetarëve shqiptarë që të votojnë në 25 prill. Gjatë meshës së mbajtur ditën e sotme Peshkopi Anastas tha se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa nga bisedat që bëri me pasagjerët brenda avionit të ‘Air Albani...
BERAT- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme në Berat, ku dhe ka takuar banorët e qytetit të një mbi një dritareve. Ndërkohë që gjatë v...
TIRANË– Inagurimi i aeroportit të Kukësit është quajtur një premtim i pambajtur i kryeministrit Edi Rama nga ana e Partisë Demokratike. Në një deklaratë zy...
FUSHË-ARRËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë turit të tij të vizitave ditën e sotme është ndalur edhe në qytetin e Fushë-Arrëzit. ...