LIVE UPDATES
Politike

18 Prill 2021, 15:53 Nga DOSJA

LEZHË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është surprizuar nga mbështetësit e PD në Blinisht, të cilët i kanë bërë një pritje entuziaste me makina.

Në ndalesën e shkurtër që pati me qytetarët e Zadrimës në Blinishtit, Basha tha se ndryshimi është i pandalshëm tashmë dhe koha e Edi Ramës ka mbaruar.

Kreu i Opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të dilnin të votonin në mënyrë massive, që t’i jepnin fund dështimit të 8 viteve. Basha tha se që më 25 prill të vijë ndryshimi, duhet votuar masivisht numri 9.

Fjala e kryedemokratit Basha:

Mirë se ju gjej motra e vëllezër zadrimore e zadrimorë! Jam i mrekulluar nga mikpritja juaj, nga mikpritja  e rinisë Zadrimore! Kësaj treve me nam në historinë tonë të njerëzve punëtorë, të njerëzve të dijes, të njerëzve të sakrificës, të njerëzve që respektojnë dy themele e një populli të qytetëruar, familjes dhe besimit sot. Zadrima e legjendës tonë kombëtare At Gjergj Fishtës. Zadrima e martirëve të besimit në Zot, si At Daniel Dajani. Zadrima ku edhe kleri italian zgjodhi pinjollët e vet për t’ja bekuar e blatuar kësaj toke si Antonio Shara. Zadrima e besimit në Zot. Zadrima e besimit në vlerat e familjes, është sot këtu me një thirrje: ndryshim, bashkim për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Vëllezër dhe motra, këto janë orët e fundit të 8 viteve vuajtje dhe halle, që kanë pllakosur anembanë vendit. Kanë pllakosur vende të cilat nuk i kanë pasuritë e Zadrimës dhe zadrimorëve. Kanë pllakosur fshatra të zbrazura nga fermerët dhe rinia, por kanë pllakosur edhe këtë tokë dhe këtë mrekulli të Zotit.

 Që puna dhe djersa juaj e ktheni në një mrekulli të vullnetit dhe të vlerës themelore që shënon përparimin e familjes, përparimin e shoqërisë që është puna e ndershme. Nuk ka në Shqipëri, nuk ka në Ballkan, nuk ka në Europë si djersa e ndershme e zadrimorëve. Punë, familje, besim në Zot Zadrima i ka të gjitha që të jetë që sot pjesë e Bashkimit Europian. Por në Zadrimë kudo si në Shqipëri këto 8 vite kanë sjellë vetëm  fatkeqësi, vetëm mjerim. Zadrimorët nuk i kanë parë asnjë ditë të vetme hajrin këtyre  8 viteve të mbushura me lëngatë, me dështim për shkak të një njeriu që vuri interesat e tij dhe te kastës së tij mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Fermerët e Zadrimës mbetën si të gjithë fermerët shqiptarë pa subvencione. Hidhini sytë në shtetin më të ri të Europës, tek vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, fermerët e subvencionuar. Hidhini sytë në Maqedoninë e Veriut e në veçanti tek fermerët, vëllezërit dhe motrat tona shqiptarë atje të gjithë të subvencionuar, vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHEE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime.

Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima e bekuar ndenji në vendnumëro. Dhe ky tani vjen vërdallë prapë pas 8 vitesh dështimesh dhe kërkon dhe 4 vite të tjera.  vite të tjera të cilat do të ishin shkatërrimtare për familjet tona, shkatërrimtare për Shqipërinë tonë, ndaj jeni sot këtu për ti dhënë përgjigjen e prerë. Siç ja kemi dhënë e siç do ja japim me 25 prill ku do të ndahemi njëherë e mirë. Edi Rama koha e dështimeve të tua ka mbarua, koha e dështimit tënd ka mbaruar, koha jote mbaron më 25 prill. Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini pse e bën apo jo? A e dini apo jo? Sepse e ka kuptuar që në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai, atë që ndjeni ju, atë që ndjej unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Ndaj, ju ftoj ta bëjmë këtë ndryshim të pandalshëm, realitet sepse shpresat, besimi, urimet, lutjet ndaj Zotit, sigurisht, janë të gjitha të vlerësuara. Por, ju e dini fare mirë, ju e dini fare mirë se nënat që duan fëmijët e tyre, të rriten këtu dhe të marrin këtu arsimin, e të marrin këtu punësimin që meritojnë, e të themelojnë familjet e tyre këtu, afër jush. Ju e dini fare mirë që, rinia e mrekullueshme e Zadrimës, e Lezhës, e Shkodrës, e mbarë Shqipërisë, të ketë mundësi Europiane në Shqipëri. Ju e dini mirë, që çdo qytetare e qytetarë, që kërkon punësim të ndershëm, të gjithë ne që duam që veni të eci përpara, të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, mund ta bëjnë këtë realitet. Një ditë, 25 prill, një javë na ndan. Më pak se 200 orë për të marrë vendimin tonë dhe ju e keni shpallur nga zemrat tuaja sepse Zadrima me 25 prill voton numrin 9. 9 për të çliruar Zadrimën nga zgjedha e korrupsionit dhe e krimit.

9 për t’i kthyer Zadrimës buzëqeshjen. Buzëqeshjen familjeve tuaja. Mundësinë që djersa juaj të jetë një bekim. 9 për të ndërtimin e infrastrukturës së munguar dhe për dhënien e dinjitetit dhe mirëqenies për çdo fermerë.9 që siç shndrit ky diell ashtu të shndrisë përherë sytë e nënave tona. Të shohim rininë, rininë tonë të mrekullueshme të zgjedhë të qëndrojë e të punojë në Zadrimën e bekuar nga zoti, në Lezhë e në Shqipërinë tonë. 9 për ndryshimin. 9 për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ndaj ju ftoj çdo minutë nga sot e deri atë ditë që ju duket larg por është vetëm një javë larg. Erdhi, dita po vjen dhe ju o njerëz fisnik dhe punëtorë të Zadrimës, e dini se nuk ka punë më të rëndësishme, punë më të ndershme se puna derë më derë për të mos lënë pa prekur asnjë zemër të patriotëve tuaj, për të mos lënë asnjë votë për ndryshim të shkojë kot, sepse më 25 Prill e keni ju në dorë ndaj shpalleni sot këtu dhe zmadhojeni orë pas ore duke mos lënë jashtë këtij bashkimi askënd, askënd, askënd. Madje as socialistët e zhgënjyer. Vëllezërit dhe motrat tona merrini në këtë bashkim dhe ju thoni ejani për ndryshim votoni numrin 9. Për punësim dhe mirëqenie numrin 9. Për Shqipërinë anëtare të Bashkisë Europiane numrin 9. Bashkë për ndryshim! Zadrima fiton! Lezha fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Zadrimën! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet