LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Patozi mesazh politikës: Nuk është sport i lehtë

6 Prill 2019, 16:32 Nga DOSJA
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Patozi mesazh politikës: Nuk është

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reguar për debatin që është hapur së fundmi në politikë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një reagim në mediat sociale Patozi shkruan se ndryshimi i sistemi nuk është një sport i lehtë, duke u dhënë një mësazh atyre që e kërkojnë këtë ndryshim.

E di që e kanë në majë të gjuhës justifikimin se opozita nuk i ka pasur votat, por nuk ka qeveri që do të shkonte në zgjedhje pa kundërshtarin, nëse ai do t’i kërkonte ndryshimin e rregullave të lojës. Dhe jam i bindur se në dy zgjedhjet e fundit ka qenë më e interesuar opozita e Lulzim Bashës, sesa vetë qeveria për të mos ndryshuar asnjë fjali të Kodit Zgjedhor”, shkruan më tej ish-deputeti.

POSTIMI I PLOTË

Për ditë e më shumë po shtohen zërat që kërkojnë ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, si të vetmen zgjidhje për të shpëtuar nga plagët edhe krizat ciklike të tranzicionit tonë demokratik.

Ka një vërshim personazhesh kohët e fundit që kanë dalë nga strofullat e veta dhe po kërkojnë me ngulm shëmbjen e partitokracisë në Shqipëri dhe zgjedhje me lista të hapura në të gjitha nivelet. Ata po i bashkangjiten atyre pak të tjerëve, të cilët kanë vite duke u rënë këtyre këmbanave, të cilat kanë rënë për shumë kohë në veshë të shurdhër dhe janë injoruar.

Në dukje të parë ngjan sikur kjo do ta ndihmojë kauzën dhe do ta shndërrojë atë në një ortek të papërballueshëm për ata pak individë të interesuar për ta ruajtur statuskuonë. Por kam frikë se kthimi i kësaj çështjeje shumë serioze në një sport kombëtar nuk do të ndihmojë shumë.

Sepse është qesharake të dëgjosh Lulzim Bashën që i bashkangjitet sot gati me këngë në gojë kësaj ideje. Dhe këtë e bën gjatë një takimi me studentë, a thua se është duke trajtuar ligjin e Arsimit të Lartë apo autonominë universitare. Ndërkohë që është udhëheqësi politik, që nxorri partinë e vet nga parlamenti, pa propozuar as edhe një germë të vetme në fuksion të këtij objektivi, të paktën për 6 vjet me radhë.

E di që e kanë në majë të gjuhës justifikimin se opozita nuk i ka pasur votat, por nuk ka qeveri që do të shkonte në zgjedhje pa kundërshtarin, nëse ai do t’i kërkonte ndryshimin e rregullave të lojës. Dhe jam i bindur se në dy zgjedhjet e fundit ka qenë më e interesuar opozita e Lulzim Bashës, sesa vetë qeveria për të mos ndryshuar asnjë fjali të Kodit Zgjedhor.

Por më e rëndë akoma, është fakti se ky që po flet është i njëjti person i cili një herë të vetme, kur i ka ardhur mundësia, e ka bërë shumë më keq, jo vetëm se paraardhësi i vet në PD, por me diferencë të qartë me të gjithë liderët e tjerë politikë në Shqipëri, që nga viti 1990 e këndej. Sepse me listat personale të 2017-ës ai çuditi dynjanë, duke kapërcyer edhe vetë sistemin, për të cilin sot për herë të parë po thotë se është shumë i keq. Dhe pyetja është se çfarë fuqie magjike do të kenë rregullat e reja për dikë që ka dhënë prova se i shkel me këmbë të vjetrat.

Natyrisht, që nuk mund t’i mohosh askujt që të evoluojë dhe t’i ndryshojë bindjet dhe konceptet e veta. Dhe kjo nuk mund të mos vlejë edhe për Lulzim Bashën. Por unë druaj se nuk e ka seriozisht fare këtë që thotë. Jo thjesht për vendin që ka gjetur për ta thënë, në një takim rutinë me disa studentë. Jo aq për atë shprehjen proverbiale të Ilir Metës që “ai të gënjen edhe për orën”. Por besoj se e hedh vetëm si shashkë në ajër, për të qenë brenda, sepse as nuk e do, dhe as do të luftojë kurrë që ajo të arrihet. Sepse ka qenë dhe mbetet një nga përfituesit kryesorë të këtij sistemi të kalbur, ku kryetarët e partive janë praktikisht pronarë të një biznesi fitimprurës, siç po konsiderohet çdo ditë e më shumë politika në Shqipëri.

Ajo është një çështje aq serioze sa meritonte të gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe kjo është një provë tjetër se Lulzim Basha nuk e kishte me gjithë mend atë që tha dhe është e sigurt se ai do të pranojë ndryshimin e sistemit politik vetëm nëse ndodhet nën presionin e fortë të shoqërisë, që po kërkon dëshpërimisht të dalë nga ky rreth vicioz.

Jo rastësisht, është e njëjta panoramë në krahun tjetër. Paterica më e fortë e ruajtjes së këtij mekanizmi vrasës për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri po luan një cirk të ngjashëm hipokrizie. Edi Rama po bën sikur nuk i kupton thirrjet e forta dhe të gjithanshme për një reformë të thellë kushtetuese dhe po shpreh gatishmërinë për të përmirësuar teknikalitete të Kodit Elektoral. Me pak fjalë, po thotë se është gati të na bëjë një nder, që nuk po ia kërkon askush.

Sepse opozitës që ka djegur mandatet po i thotë, që është gati të punojë me të, ndërkohë që ajo, as është shprehur zyrtarisht se do të ndryshojë sistemin dhe, as ka vota për të kontribuar sot për këtë çështje.

Ndërsa atyre deputetëve, që nuk pranuan të largohen nga parlamenti apo të tjerëve që po shkojnë përditë të marrin mandatet e të ikurve, gati po u thotë që ju nuk jeni opozita e vërtetë. Kur në fakt, vetëm disa prej tyre, deri tani, kanë qenë të vetmet zëra në parlament që kërkojnë rënien dhe ndryshimin e sistemit politik.

Dhe kjo është një lojë djallëzore e Edi Ramës, i cili me këtë rast, e bën të paqenë të gjithë përfaqësimin e opozitës. Se atyre që janë të pamundur, për shkak të aktit të vet ekstrem, u thotë që ju kam në konsideratë, ndërsa ata që kanë në dorë diçka, i konsideron sikur janë kot, sepse tamam janë ata të tjerët.

Por tek e fundit, deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Askush nuk duhet të presë që një shkundje e mundshme për sistemin, që ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abitraritetin dhe padrejtësinë në këtë vend të përkrahet dhe mbështetet prej atyre që e shpikën dhe nga të tjerët, që përfituan më pas nga frutet e saj.

Ndaj, nëse dikush e ka seriozisht atë betejë, nuk duhet të kthejë sytë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, për të mos përmendur të tjerë, sepse ata duhen llogaritur si kundërshtarë.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë disktuar të mërkurën në senacën plenare në Kuvend, ku u shty me një muaj afati i Komisionit të Posaçëm Deputet e rinj të opozitës kundërshtojnë që ish-deputetët të kenë të drejtë për dialog. Ndërsa këta të fundit kanë thënë se nuk dialogojnë me Ramën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi edi rama klasa politike lulzim basha sistemi zgjedhor astrit patozi edi rama klasa politike lulzim basha sistemi zgjedhor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj