LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshime në rregulloren e Policisë së Burgjeve, rastet kur efektivët mund të përdorin armë

11 Maj 2022, 16:32 Nga DOSJA
Ndryshime në rregulloren e Policisë së Burgjeve, rastet kur

TIRANË- Qeveria shqiptare ka caktuar rregullat për përdorimin e armëve të zjarrit dhe pajisje kufizuese nga Policia e Burgjeve. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka miratuar vendimin e ri, ku thuhet se punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtë të mbajë armë dhe pajisje të tjera kufizuese, gjatë ushtrimit të detyrës dhe brenda orarit të shërbimit. Megjithatë përdorimi i armëve nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, sipas vendimit të miratuar, duhet kryhet duke parandaluar çdolloj ndikimi në jetën dhe/ose shëndetin e personit ndaj të cilit përdoret forca. Po ashtu, Policia e Burgjeve ka të drejtë të mbajë dhe të përdorë armë, si: armë me elektroshok; armë për përhapjen e gazeve irrituese; shkop gome; këmisha force etj. Por theksohen të gjithë rastet kur përdoren këto mjete dhe shtohet se përdorimi i armës ndalon menjëherë pasi personi është neutralizuar apo situata është vendosur nën kontroll.

VENDIMI I PLOTË:

POLICIA BURGJE1

Në vendimin e publikuar nga qeveria theksohet se Policia e Burgjeve ka të drejtë të mbajë dhe të përdorë armë, si më poshtë:

a) Armë me elektroshok;
b) Armë për përhapjen e gazeve irrituese;
c) Shkop gome;
ç) Shkop metalik.

Ndërkohë që për sa i përket pajisjeve kufizuese, policët e burgjeve mund të përdorin:

a) Pranga duarsh;
b) Pranga plastike;
c) Këmisha force;
ç) Rrip mesi kufizues;
d) Rrjeta izoluese.

Armët e mësipërme mund të përdoren nga efektivët e institucioneve të vuajtjes së dënimit vetëm kur i burgosuri ndërmerr veprime të drejtpërdrejta me qëllim largimin, kur efektivi është i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një kolegu të tij, ose kur i burgosuri rrezikon jetën e tij ose të personave të tjerë në qeli.

VENDIMI I PLOTË I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR RASTET DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË ARMËVE, TË NDRYSHME NGA ARMËT E ZJARRIT, SI DHE TË PAJISJEVE KUFIZUESE NGA POLICIA E BURGJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të nenit 14, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave të hollësishme për rastet dhe mënyrën e përdorimit të armëve, të ndryshme nga armët e zjarrit, si dhe rastet dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve kufizuese nga Policia e Burgjeve.

Në kuptim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Armë”, çdo mjet ose vegël, sipas kuptimit dhe kategorizimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi për armët, të ndryshme nga armët e zjarrit;
b) “Pajisje kufizuese”, çdo pajisje, e cila përdoret nga Policia e Burgjeve në ushtrim të detyrës, në situata të veçanta, për kufizimin e lëvizjes së të burgosurit apo neutralizimin e tij, me qëllim garantimin e rendit e të sigurisë.

RASTET DHE MËNYRAT E PËRDORIMIT TË ARMËVE DHE TË PAJISJEVE KUFIZUESE NGA POLICIA E BURGJEVE

Punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtë të mbajë armë dhe pajisje të tjera kufizuese, gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, brenda orarit të shërbimit, vetëm në rastet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi, si dhe në këtë vendim.
Punonjësi i Policisë së Burgjeve përdor pajisjet kufizuese, në kuadër të ushtrimit të detyrës, edhe me qëllim kufizimin e lëvizjes së të burgosurit. Armët dhe pajisjet e tjera kufizuese përdoren vetëm nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, që kanë përfunduar me sukses trajnimin e detyruar për përdorimin e mjeteve të forcës. Armët dhe pajisjet e tjera kufizuese nuk mund të përdoren në kundërshtim me udhëzimet e trajnimit të detyruar për përdorimin e mjeteve të forcës. Në çdo rast, përdorimi i armëve nga punonjësi i Policisë së Burgjeve kryhet duke parandaluar çdolloj ndikimi në jetën dhe/ose shëndetin e personit ndaj të cilit përdoret forca. Në rastet kur është i pamundur parandalimi i ndikimit në shëndetin e personit ndaj të cilit përdoret forca, punonjësi i Policisë së Burgjeve duhet të sigurohet që, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tij, shkaktohen vetëm ato dëmtime fizike ose shëndetësore, që janë të pashmangshme me qëllim parandalimin e neutralizimin e gjendjes, që ka diktuar përdorimin e armës. Punonjësi i Policisë së Burgjeve përdor armën për të ushtruar të drejta apo për të përmbushur detyra të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë nga eprori ose personi kompetent.

Policia e Burgjeve ka të drejtë të mbajë dhe të përdorë armë, si më poshtë vijon:

a) Armë me elektroshok;
b) Armë për përhapjen e gazeve irrituese;
c) Shkop gome;
ç) Shkop metalik.

Policia e Burgjeve ka të drejtë të mbajë dhe të përdorë pajisje kufizuese, si më poshtë vijon:
a) Pranga duarsh;
b) Pranga plastike;
c) Këmisha force;
ç) Rrip mesi kufizues;
d) Rrjeta izoluese.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në përmbushje të detyrave funksionale, mund të përdorë armë në rastet e mëposhtme:

a) Kur i burgosuri ndërmerr veprime të drejtpërdrejta, me qëllim largimin nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga njëri vend në tjetrin;
b) Kur persona të tjerë ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta, me qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga njëri vend në tjetrin;
c) Kur punonjësi i Policisë së Burgjeve, gjatë ose për shkak të detyrës, ose persona të tretë sulmohen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale me mjete të rrezikshme për shëndetin apo jetën, vetëm në masën e nevojshme për të parandaluar dhe neutralizuar sulmin;
ç) Në rast se, për shkak të situatave emergjente, është e nevojshme ruajtja e rendit dhe e sigurisë në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ose e jetës dhe e shëndetit të të burgosurve, të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të punonjësve të tjerë apo të personave të tjerë të pranishëm në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale;
d) Kur është e nevojshme për të siguruar që një i burgosur të ndalojë kryerjen e një veprimi të paligjshëm ose të ndjekë udhëzime të caktuara të ligjshme;
dh) Në çdo rast tjetër kur punonjësi i Policisë së Burgjeve është i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, vetëm në masën e nevojshme për të parandaluar e neutralizuar sulmin.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve përdor pajisje kufizuese vetëm në raste të veçanta, me qëllim:
a) garantimin e rendit e të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga çdolloj cenimi, që mund të kanoset nga të burgosurit apo persona të tretë;
b) parandalimin e arratisjes dhe garantimin e sigurisë fizike gjatë kryerjes së veprimeve procedurale penale, shoqërimit ose transferimit të të burgosurve jashtë ambienteve të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale;
c) parandalimin e arratisjes së të burgosurit nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale;
ç) sigurimin e ruajtjes së të burgosurve në institucione ose qendra shëndetësore;
d) garantimin e sigurisë fizike personale apo të shëndetit të vetë të burgosurit, në rastet kur i burgosuri ka rrezik të dëmtojë veten e tij;
dh) parandalimin e kryerjes së një krimi, me qëllim shmangien e kërcënimeve serioze për integritetin fizik të personave të tjerë apo të vetë personit. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në rastet kur diktohet përdorimi i armës, fillimisht paralajmëron të burgosurin apo personin që cenon sigurinë se do të përdorë armën. Nëse situata vijon të përbëjë rrezik, sipas parashikimeve të pikës 8, të këtij vendimi, punonjësi i Policisë së Burgjeve përdor armën në atë masë që është e nevojshme për të kontrolluar situatën, por duke sjellë sa më pak dëmtime në shëndetin e personit.

Në rastet kur është objektivisht i pamundur njoftimi paraprak për përdorimin e armës, punonjësi i Policisë së Burgjeve e përdor armën në atë masë që është e nevojshme për të kontrolluar situatën, por duke sjellë sa më pak dëmtime në shëndetin e personit. Përdorimi i armës ndalon menjëherë pasi personi është neutralizuar apo situata është vendosur nën kontroll. Pajisjet kufizuese, që përdoren nga Policia e Burgjeve, përzgjidhen për t’u përdorur në përputhje me situatën që i dikton ato. Përdorimi i pajisjeve të tjera kufizuese gjatë ushtrimit të detyrës bëhet në mënyrë të përshkallëzuar dhe në proporcion me situatën. Intensiteti i përdorimit të pajisjeve kufizuese duhet të jetë i atillë që masa e vendosur është efektive për të arritur neutralizimin apo kontrollin e situatës. Përdorimi i pajisjeve kufizuese lejohet si masë paraprake edhe gjatë ruajtjes, transferimit apo shoqërimit, me kusht që ato të hiqen kur i burgosuri del përpara një organi gjyqësor ose administrativ, me përjashtim të rasteve kur organet e procedimit vendosin ndryshe. Në raste të tilla informohet menjëherë një institucion shëndetësor dhe drejtuesi i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale. Kur arsyeja për përdorimin e pajisjes kufizuese pushon së ekzistuari, përdorimi ndalet menjëherë. Në çdo rast, ndalohet përdorimi i zinxhirëve dhe i hekurave, si dhe çdo mjet tjetër që e vendos personin në kushtet e torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor apo degradues. Nuk lejohet përdorimi i pajisjeve kufizuese për gratë e burgosura shtatëzana gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes së fëmijës.

Përveç rastit të përdorimit të prangave gjatë shoqërimit, punonjësi i Policisë së Burgjeve njofton sa më parë eprorin për përdorimin e armës apo të pajisjeve të tjera kufizuese. Kur përdoren pajisje kufizuese shtrënguese, si: këmishat e forcës, rrip mesi kufizues apo rrjeta izoluese, punonjësi i Policisë së Burgjeve, përveç eprorit, njofton edhe drejtuesin e institucionit, i cili lajmëron menjëherë mjekun ose kujdesin tjetër shëndetësor për të verifikuar masën e përdorimit të pajisjes kufizuese dhe dëmtime të mundshme të shëndetit. Sipas përdorimit, armët dhe pajisjet kufizuese mbahen me vete ose në depo të veçanta, në rafte të individualizuara, gati për përdorim të menjëhershëm dhe u jepen punonjësve sipas planit të masave para fillimit të veprimeve. Prangat dhe shkopinjtë e gomës mbahen me vete nga punonjësit e Policisë së Burgjeve. Ato dorëzohen në institucion jashtë orarit të shërbimit. Lëvizja e armëve dhe e pajisjeve kufizuese nga njëri institucion në tjetrin bëhet me urdhër ose plan shpërndarjeje të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Çdo punonjës në institucion është përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e armëve e të pajisjeve kufizuese dhe të dokumentacionit të institucionit kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar të tyre, sipas kompetencave që mbulon, duke dokumentuar veprimet e ndërmarra prej tij, për të siguruar ruajtjen e mirëmbajtjen e armatimit dhe të pajisjeve të policisë që ka nën përgjegjësi. Punonjësi, që ka kontakt të drejtpërdrejtë me të burgosurit, dhe personeli që punon me grupe të veçanta të burgosurish, para se të marrë detyrën, i nënshtrohet trajnimit të detyrueshëm për përdorimin e armëve dhe pajisjeve kufizuese. Punonjësi, para se të marrë detyrën, trajnohet për teknikat e përdorimit të pajisjeve kufizuese dhe teknikat, që bëjnë të mundur përdorimin minimal të forcës për të kthyer vetëkontrollin te të burgosurit agresivë. Trajnimi i punonjësve të Policisë së Burgjeve bëhet në përputhje me rregulloren e personelit të Policisë së Burgjeve dhe moduleve të posaçme, me qëllim marrjen e njohurive teorike dhe praktike për teknikat dhe intensitetin e përdorimit të armëve e të pajisjeve kufizuese.

III. DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Jepet me koncension Triporti i Vlorës, shkurtohen Ujësjellësat, nismat e tjera

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet vkm 11 maj 2022 vkm 11 maj 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje