LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndodh në Tiranë! Fqinji i merr peng dhitë: Më ka shkatërruar pemët, arrat e ullinjtë. Dëshmia tjetër: Kafshë janë, ka

22 Maj 2021, 20:25 Nga DOSJA
Ndodh në Tiranë! Fqinji i merr peng dhitë: Më ka

TIRANË– Komisariati i policisë numër 6, është ndeshur me dy kallëzime të veçanta të dy bashkë-fshatarëve nga Pezë Helmësi, ku secila nga palët akuzonte tjetrën për dëmtim të pronës. Burime zyrtare të GazetaSi.al, bëjnë me dije se i pari ka folur në polici shtetasi, G.U., për të cilin u mbajt procesverbal, ku ai shpjegon dëmtimin e ullishtës nga kufitari.

Por i dyti, me inicialet J.C., nga Dhëmblani dhe banues në Pezë Helmës, këmbëngul po ashtu se iu dëmtua kopeja me dhi, pasi iu mbajt peng për dy orë rresht dhe se ai është paragjykuar, pasi në zonë ka mjaft bagëti dhe s’mund të akuzohen kafshët që ai ka në zotërim.

“Kam një tokë në proces legalizimi në fshatin Pezë Helmes, e kam prej 24 vitesh dhe e kam mbjellë me ullinj, arra, lajthi dhe shegë. Por ka rreth nëntë vite që shtetasi J.C., me bagëtitë e tij më ka dëmtuar pemët. Sasia e rrënjëve me ullinj ,është rreth 3 mijë rrënjë, prej tyre më ka dëmtuar rreth 100, më ka dëmtuar rreth 50 rrënjë arra, ndërsa tubin e ujit e  kanë dëmtuar lopët”.

Banori i thotë policisë se kërkoi dëmshpërblim, pasi llogarit që ka humbur më tepër se 1 milion lekë, por fqinji ka refuzuar që të diskutojë me të, as që ka negociuar e madje ka vijuar sipas tij që të reflektojë.

“Së fundmi i kapa dhitë në vresht, por J.C., ua hedh fajin bagëtive të fshatit dhe deklarohet i pafajshëm”, – i thotë policisë banori i fshatit Pezë Helmës. Policia, e cila ka nisur hetimin për shkatërrim prone, është ndeshur ndërkohë me një tjetër ankesë nga pala dëmtuese.

J.C., i ka treguar policisë, se për gati dy orë, bagëtitë iu mbajtën peng nga fqinji, i cili sipas tij nuk mund të pretendojë se dëmet ia ka shkaktuar kopeja e tij e përbërë nga 8 krerë dhi, një kope me dele dhe një lopë. Ai i kujtoi policisë se është hallexhi dhe se nuk mund t’i paguajë paratë që i kërkon fqinji.

Unë i lëshoj bagëtitë afër stanit, ato janë kafshë dhe kapin e hanë barishte e ç’të gjejnë përpara për të kullotur. Në asnjë mënyrë nuk i kam çuar me qëllim në pronat e të tjerëve, pasi aty kam bukën e fëmijëve, por me sa duket, kur unë nuk jam aty, ato kalojnë nëpër gardhe. Dhitë kishin kaluar gardhin e G.U., nga pjesa e ullinjve të vjetër dhe babai im sapo i ka parë ka shkuar me vrap t’i marrë”.

I riu tregon, se kur të afërmit kanë shkuar atje janë përballur me fqinjin. “I ka thënë, dhitë nuk t’i jap, se njoftova policinë dhe prej andej i ka lëvizur dhitë në tokën e të vëllait që quhet Q.U. Babai i ka thënë, mos më fut në sherr me të tjerë dhe eja flasim, se nuk besoj që dëmi që të shkaktuan dhitë e mia për pesë minuta është aq i madh sa të njoftosh policinë”.

Sherri sipas policisë është përshkallëzuar më tej, pasi këtij shtetasi i ka rënë telefoni dhe vëllai tjetër i fqinjit e ka akuzuar.

“Më pyeti, përse i ke futur dhitë në tokën time dhe i thamë që i kishte kaluar i vëllai. Më tha, mos u merr me të po ec e merr dhitë. Por për dy orë rresht, G., nuk pranoi t’i lëshonte dhitë duke m’i mbajtur peng”.

J.C., akuzon fqinjin se ka dyshime të kota për bagëtitë e tij, pasi në fshat nuk ka vetëm ai kope. “G., nuk mund të pretendojë që ia kemi bërë ne dëmin, se ne jemi njerëz hallexhinj dhe po ta kishim bërë do ta kishim gjetur gjuhën. Në fshat kanë të gjithë bagëti. Kur erdhi policia, G., nuk i çoi ata tek toka ku bënë dëmin pesë minuta dhitë, por i çoi tek një parcelë tjetër, ku dëmin e kanë sjellë kopetë e të tjerëve”.

Policia bën me dije për GazetaSi.al, se të dy fqinjët janë vënë nën hetim për shkatërrim prone dhe se asnjëri nuk ka pranuar që të ulet e të negociojë.

“Të dyja palët këmbëngulin se pala tjetër i ka rënë në qafë, por sidoqoftë, ajo që kuptohet është se përveç dëmeve, fqinjët kanë më tepër një konflikt për tokën, ku kanë vendosur që ta mërzisin njëri-tjetrin derisa njëra palë të dorëzohet”, – komentoi njëri nga efektivët e komisariatit numër 6, që u mor me këtë çështje.

Por pyetjes së agjentit, nëse kanë pasur apo jo konflikte për çështje prone, J.C., i përgjigjet: “Gjithmonë ai më akuzon për dëmet që i ka shkaktuar kopeja dhe nuk merret me barinjtë e tjerë, por vetëm me ne, pasi qëllimi i tij është që ne të largohemi nga stani. Ai e ka rrethimin e tokës të vjetër dhe gardhi është dëmtuar, nëse do të ishte i shqetësuar, mund të merrte masa të rregullonte gardhin dhe jo të njoftonte policinë”, – deklaron në procesverbal i riu që po ashtu këmbëngul se iu dëmtua prona, pasi dhitë u mbajtën peng dhe nuk kullotën sipas tij për disa orë.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta