Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Koronavirusi ka shkaktuar mbi 700 mijë viktima dhe 21 milionë të infektuar, por përgjatë kësaj kohe në mbarë botën janë ndarë histori të dhimbshme të personave që janë prekur nga virusi vdekjeprurës.
Së fundmi një vajzë nga Kosova ka treguar eksperiencën e dhimbshme që kanë përjetuar familjarët e saj, pasi i ati ndërroi jetë nga Covid-19. Përveç dhimbjes së humbjes së njeriut të shtrenjtë dhe mos lejimin e bërjes së ritualeve sipas fesë islame, vetëm pak para varrimit ka humbur edhe trupi i viktimës.
Vajza e të ndjerit, Bardha Leka, ka bërë me dije se dy ditë më parë, 13 gusht 2020, gjatë kohës kur po prisnin që ekipi special të dërgonte trupin e pajetë të babait të saj për ta varrosur, askush nuk ka ardhur për ta sjellë atë.
Vëllai dhe xhaxhai i saj janë detyruar që të shkojnë në morg dhe të fillojnë kërkimet për trupin e të pajetit i cili u gjend pas disa orësh, shkruajnë mediat vendase.
Deklarata e plotë e Bardha Lekës:
Per gjitha perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri Babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter. Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne Kosove . Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq Baba. 12 gusht ora 16:30 e Merkur . Sipas protokollit shtetror , nuk guxum me livrit Trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete . Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja. Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle , duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale . Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper . As nuk u pershendetem me babe ,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu. U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit . Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te .. Tmerri vazhdon diten e Neserme 13 gusht – Familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt , as te familjareve. Ne insistuam dhe nuk pranuam qe Baba me u varros ne ate menyre . Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem . Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim . Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror’. U be ora 16;00. Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit . Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim. Lamtumire e fundit ..!!! Dielli i asaj dite pervelojke , e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru Trupin e Babes !!! Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle . Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume . Si duket telefonatat nuk kryenin pune , eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne Morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe. Kur shkuan aty Morgu mbylle . !!!!!!!!! Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodhe . Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne Morg !!!!! SubhanAllah , qesi Shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne Morg ju humbin. Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer . Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia . Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes. Pritem deri sa ekipa qe e murr Baben me gjet vendin ku e kan lane . Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda. E prunen Baben ne arkivolin e ftoft , nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para Allahut ashtu si ishte pedant , i bukur dhe zotni. E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu . Ma ban Hallall Babush . Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre . Po kjo Kosove te ka borgj shume cka . E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti BAB , e kur te dal para Allahut , do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond , e qe neve dhimbjen e plagen , na kan ba edhe ma te thelle. Allahu te shperbleft me graden ma te larte te Xhennetit inshallah.
Deri më tani numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë për virusin SARS-CoV-2, ku mes tyre janë shëruar gjithsej 6.817 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.932. Ndërkohë që prej fillimit të shpërthimit janë regjistruar 381 viktima.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI– Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka nisur prodhimin e vaksinës së saj të parë kundër COVID-19. Më tej Ministria ka bërë me dije se vaksina do të shpërndah...
BRUKSEL– Situata e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor ka tërhequr edhe vëmendjen e shteteve të tjera. Së fundmi Bashkimi Europian ka deklarua...
KOSOVË– Për punën e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradi Pompeo dhe Schallenberg kanë diskutuar dje në dy takime që kanë pasur, në drekë dhe pasta...
SERBI– Më dy shtator përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Ky lajm është konfirmuar nga i dërguar i Preside...
MAQEDONI E VERIUT– BDI-ja kumtoi se bisedat për formim të koalicionit qeveritar me LSDM-në zhvillohen në nivele të ndryshme partiake.“Janë konfirmuar pari...
LETONI-Situata e vështirë e krijuar nga koronavirusi nëm mbarë botën ka ndryshuar totalisht jetën e miliarda njerëzve, pasi çdo kush duhet të mbrohet për...
KORE E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un sëfundmi ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të pranojë ndihmë të jashtme në një kohë që vendi po përball...
BRAZIL– Në Rio de Janeiro, anëtarët e forcave të armatosura braziliane u mblodhën të enjten për të dezinfektuar statujën e Krishtit Shëlbues. Kjo pasia autorite...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump sëfundmi ka vizituar në spital vëllain e tij të sëmurë. Trump është shprehur se vëllai i tij i vogël po kalon një “kohë ...
VIETNAM– Pak ditë më parë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi se është aprovuar për herë të parë vaksina ruse kundër Covid-19. Por menjëherë ka pasur re...