"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Rama: Moment më i rëndësishëm se vaksina! Dikush e ka mallkuar këtë projekt
20 Prill 2021, 08:26Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë e Behgjet Pacollit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky është një moment shumë më i rëndsishëm se vaksina.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se këtë projekt mund ta kenë mallkuar shumë persona pasi është ndërprerë disa herë.
DEKLARATA:
Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta saqë Belinda ne di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them ska mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo ngjishnim një problem lindte një tjetër. Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim. Ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim. Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në process ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë nqë industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. Ska pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se axha Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ditën e sotme është nënshkruar kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e quan të papranueshëm faktin e dalë sot në media se pensionet në qytet janë ulur me 3.2%. Në një reagim në rrjetet sociale, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të trajnimit profesional dhe të organizatave të zejtarë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri sekretari i Partisë Demokratike, Bleda...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në Instastory një pyetje lidhur me premtimin e Ramës në 2013 se nuk do të kishte presion nd...
TIRANË– Erjon Veliaj ka bërë pjesë të fushatës së tij, Agim Kajmakun, ish-kryebashkiaku i Vorës. Kajmaku është parë pranë Veliajt ditën e djeshme teksa ish...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ishte në formën e tij të zakonshme ku çdo intervistë e pyetje e tejkalon me batutat e tij të zakonshme. Mbrëmjen e...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka vënë në siklet dhe ka bërë me turp një burrë që ndodhej mes qytetarëve të mbledhur për mitingun e tij në qytetin e K...
DURRËS– Partia Socialiste ka mohuar që lajmi i sherrit mes dy kandidatëve për deputete në Durrës të jetë i vërtetë. Në një reagim zyrtar, dega e PS-s...