Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bashkimi Evropian tha të enjten se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë alternativë dhe ato duhet të vazhdojnë muajin e ardhshëm. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se “kur flasim për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, flasim për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian”.
Të enjten u anulua një takim i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump.
Planet dështuan pasi që të enjten Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, publikoi akuzat ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Zëdhënësi Stano tha se BE-ja pret që “autoritetet e Kosovës do të vazhdojnë të angazhohen në përkushtimin e tyre ndaj sundimit të ligjit dhe punës e mandatit të Prokurorisë së Posaçme”.
Ai ritheksoi se Bashkimi Evropian pret që bisedimet të rifillojnë në muajin korrik sikundër ishte paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimi Evropian Miroslav Lajçak, i cili këtë javë i dha fund një vizite në rajon.
Për datën 10 korrik është paralajmëruar që në Paris palët të bisedojnë në një takim të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Ambasada franceze në Prishtinë shkroi në rrjetin twitter se “Franca dhe Gjermania presin rifillimin e shpejtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me kancelaren (Angela) Merkel, presidenti (Emmanuel) Macron mbetet i gatshëm të jetë mikpritës i një takimi të lartë në Paris”, thuhet në postimin e kësaj ambasade.
Marrë nga: VOA
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
JAPONI– Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Japoninë. Sipas njoftimit të publikuar nga agjencia meteorolo...
SHBA– Sergei N. Hrushovi, një ish-shkencëtar raketash Sovjetik dhe djali i Nikita S. Hrushovit, udhëheqësi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë të viteve ’50 d...
SPANJË- Së fundmi në Spanjë janë rritur sërish infeksionet me koronavirus. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësoree gjatë 24 orëve të f...
INDI– Një 16-vjeçare nga India, e njohur ndryshe si “ylli i Tik Tok” ka vrarë veten ditën e djeshme në Neë Delhi pasi ka marrë kërcënime. Siya Kakkar, ...
BRITANI– Britania ditën e sotme kanë humbur jetën 149 persona dhe numri në total i viktimave që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 43,230 person...
AFRIKË- Një person në moshën 114-vjeçar nga Etiopia ka arritur që të fitojë betejën me koronavirusin.Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale mjek...
AUSTRI– Janë të shumta figurat e grave shqiptare që kanë bërë histori. Guximi, fuqia, mençuria dhe vendosshmëria e tyre shpesh janë bërë inspirim ...
MIANMAR– Edhe pse e gjithë bota është gjunjëzuar për shkak të pandemisë së Covid-19 një vend në perëndimin e largët nuk di asgjë se çfarë po ndodh me për...
BRUKSEL- Komisionieri për Zgjerimin, Oliver Vaferlei është takuar sot me të dërguarisn special të BE për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.Takimi ë...
ITALI- Prokurorët në Itali kanë urdhëruar që trupat e 18 të moshuarve të zhvarrosen me qëllim që të kryhen autopsitë dhe të zbulohet se si është menaxhuar pande...