All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta! Publikohet protokolli i masave anti COVID për sezonin turistik, rregullat që duhen ndje

15 Qershor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta! Publikohet protokolli i masave anti COVID
All - Paragraf - 1

TIRANË–  Është miratuar protokolli i masave anti-COVID-19 në vendin tonë, të cilat do të jenë të detyrueshme për  t’u zbatuar për sezonin turistik për shkak të pandemisë. Në protokollin e miratuar nga Ministria e Turizmit, sqarohen me detaje të gjitha rrezullat të cilat duhen zbatuarm duke nisur që nga rregullat e përgjithsme higjeno-sanitare.

Protokolli, i cili është miratuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, përfshin dezinfektimin e herëpashershëm të duarve, dhomave apo çdo ambient tjetër të frekuentuar.  Në rastet kur haset një person me simptoma të ngjashme me ato të Covid, duhet raportuar me njëherë. Në protokollin e mëposhtëm janë të detajuara masat që duhet të ndiqen për përgatitjen e ushqimeve, madje edhe sesi duhet të konsumohet nga turistët. Përveç rregullave të përgjithshme, përfshihet dhe një manual për administrimin e ushqimit dhe pijeve, shërbimin e mishit apo edhe për vendosjen e tavolinave, ku karriget duhet të jenë 1 metër distancë nga njëra-tjetra.

Protokolli është i vlefshëm vetëm në rast të heqjes së masave kufizuese nga Qeveria Shqiptare dhe në rast të lejimit të ushtrimit të aktiviteteve turistike.

Për më tepër, lexoni protokollin e plotë:

“Protokolli i Masave anti-Covid19 përgjatë sezonit turistik 2021”, është një dokument mbështetës për të orientuar dhe rregulluar parakushtet e nevojshme që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë sezonit turistik 2021, për të garantuar mbarëvajtjen e suksesshme të aktivitetit si dhe parandaluar rrezikun e përhapjes së infeksionit Covid19 brenda dhe jashtë strukturave akomoduese, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve.

Masat e propozuara në këtë protokoll vihen në dispozicion të sipërmarrjeve e aktiviteteve turistike, në përputhje të plotë me masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale dhe nga institucione të tjera vendimarrëse të Qeverisë Shqiptare.

Ky protokoll është i vlefshëm vetëm në rast të heqjes së masave kufizuese nga Qeveria Shqiptare dhe në rast të lejimit të ushtrimit të aktiviteteve turistike, sipas zonave dhe territoreve të konfirmuar.

Për qëllimet e këtij protokolli, “sipërmarrje të aktiviteteve turistike” do të konsiderohet por pa u kufizuar, çdo sipërmarrje që ofron shërbimin e akomodimit, ushqimit/ pijeve, plazheve, aktiviteteve rekreative, transportit të turistëve vendas dhe/ ose të huaj, udhërrëfyesve turistikë etj, përfshirë gjithë stafin e tyre me kohë të plotë dhe/ ose të pjesshme.

Ky prokoll miratohet në datë 03.06.2021 dhe mund ti nënshtrohet përditësimeve të ndryshme në bazë të situatës së krijuar si pasojë e infeksionit Covid19, si dhe kushteve apo masave të tjera në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe vizitorëve të huaj.

Ky dokument është përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u konsultuar gjerësisht me të gjithë grupet e interesit vendas dhe të huaj, si dhe bazuar në praktikat më të mira Europiane dhe Botërore.

Çdo sipërmarrje turistike që lejohet të ushtrojë aktivitetin rekomadohet të adaptojë këtë protokoll dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit të njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që informojnë mbi masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.

Aty ku është e mundur të përdoren materiale promovuese të mirëkoordinuara në nivel kombëtar duke u mbështetur në mënyrë rigoroze dhe të njehsuara me udhëzimet e nxjerra për këtë qëllim nga institucionet qëndrore të Qeverisë Shqiptare.

Materialet promovuese, afishet dhe broshurat rekomandohet të publikohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ose edhe në gjuhën e vizitorëve të sipërmarrjes turistike.

Stafi menaxhues i sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike duhet ti promovojë dhe rikujtojë këto masa stafeve të brendshme mbështetëse si dhe vizitorëve, mbi baza periodike, në formë dhe mënyrë të qartë, madje edhe kur konsiderohet se janë bërë trajnime dhe janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit Covid19.

Rekomandohet që administratori i sipërmarrjes turistike ose një përson i përcaktuar prej tij, të monitorojë procesin dhe stafin, lidhur me respektimin e masave të higjenës dhe distancës fizike, që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë administratorin/ ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe NJVKSH të njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike. Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit.

Rekomandohet pastrim i përsëritur i ambjenteve.

Higjienizimi dhe larja e shpeshtë e duarve konsiderohet e domosdoshme. Pasi t’i keni larë duart me sapun dhe ujë, ju duhet t’i thani ato plotësisht. Xheli me përbërje alkoolike për higjienën e duarve duhet të përdoret në mënyrë periodike, madje edhe kur mbahen doreza.

Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet zbatimit të masave të pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina, etj.) si një masë parandaluese e përgjithshme gjatë gjithë epidemisë COVID-19. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet objekteve që preken shpesh, siç janë tavolinat, karriget, enët prej porcelani, mbajtëset e kripës, piperit picetave, etj. të këtij lloji. Këto objekte duhet të pastrohen dhe dezinfektohen përpara nisjes së orarit të vaktit të ngrenies dhe / ose sa herë që duket e nevojshme.

I referohet procesit të furnizimit dhe largimit të ajrit në ambjent, e cila mund të arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Filtrat rekomandohet të pastrohen rregullisht dhe të zevendësohen sipas manualeve teknike dhe udhëzimeve të prodhuesit. DEzinfektoni të gjitha sipërfaqet që konstatohen se kane rritje të mykut si rezultat i lagështires së tepërt. Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha grilat mbrojtese të sistemit të ajrimit.

Përdorimi i ashensorëve duhet të jetë i tillë që të lejojë respektimin e distancës 1.5 metër. Distanca mund të reduktohet për njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje ose që ndajnë një dhomë. Në raste të tjera, nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë, i ashensorit nga persona që nuk janë të të njëjtës familje. Butonat e ashensorit duhet të pastrohen periodikisht. Rekomandohet mbajtja e maskes ne mjediset e ashensorit.

–      Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.

–      Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.

–      Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim.

–      Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.

–      Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta

–      Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

–      Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.

Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Parandaloni ndotjen e tërthortë midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të përgatitur për konsum duke përdorur një trajtim të veçantë për përgatitjen dhe për ruajtje. Ushqimi gjithashtu duhet të mbrohet siç duhet gjatë ruajtjes dhe servirjes për të parandaluar ndotjen me pajisje, vegla dhe personel pasi transferimi i baktereve nga një ushqim (zakonisht i papërpunuar) në një tjetër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve infektive që vijnë nga ushqimi.

Ushqimi i përpunuar, rekomandohet të gatuhet mirë para konsumimit.

Rekomandohet që në ambientet e gatimit, ventilimi të jetë në nivel shumë të mirë.

Në ambientet e gatimit të ketë sapun të lëngshëm, dezinfektant dhe peshqirë letre për të mundesuar larjen e shpeshtë të duarve nga personeli që punon atje.

Siguroni kontenjerë të përshtatshëm të mbeturinave, të mbuluar dhe që duhen të pastrohen dy herë në ditë.

Sipërfaqet e kontaktit me ushqim të pajisjeve dhe veglave duhet të mirëmbahen siç duhet, të mbahen të pastra dhe të higjenizohen ndërmjet përdorimeve.

Sipërfaqet e kontaktit të pajisjeve duhet të mirëmbahen të pastra.

4.1   Vendosja e tavolinave në restorante dhe bare

Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë më shumë se 1m larg dhe që klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1m.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do te vendosen sipas nevojes kur preken ushqimet.

Në rastin e ofrimit të shërbimit bufe, administrotori/ menaxheri i strukturave akomoduese të kapaciteteve të mëdha, (hotel/ resort) rekomandohet të përcaktojë dhe shënojë dukshëm korridorin e lëvizjes së klientëve.

Klientët rekomandohet të respektojnë distancën e rekomanduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në rast se përdoren makinat automatike, pijet të shërbehen vetëm në gota kartoni njëpërdorimshe.

Pjesët e makinerive në kontakt me duart e përdoruesit, rekomandohet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e nevojshme.

4.2   Larja e enëve, lugëve, pirunëve, thikave dhe pecetave të tavolinës

Të gjitha enët, lugët, pirunj, thikat, gotat duhet të lahen dhe dezinfektohen në një makinë larëse enësh, duke përfshirë sendet që nuk janë përdorur, pasi ato mund të kenë qenë në kontakt me duart e klientëve ose të punonjësve.

Nëse për ndonjë arsye kërkohet larje manuale, duhet të ndiqen hapat e zakonshëm (larja, dezinfektimi, shpëlarja), duke marrë nivelin maksimal të masave paraprake. Tharja duhet të bëhet duke përdorur peshqir letre të disponueshëm.

Po kështu, mbulesat e tavolinave dhe pecetave duhet të lahen në mënyrën e zakonshme dhe të hekurosen ose te perdoren ato me nje perdorim.

Punonjësit e Restoranteve dhe bareve duhet të njihen dhe zbatojnë me rreptësi rregullat e higjenës personale të vendosura nga MSHMS. Po kështu, klientët duhet të drejtohen kur hyjnë dhe dalin nga restoranti apo bari për të dezinfektuar duart e tyre me xhel dezinfektues që duhet vendosur në hyrje të ketyre ambjenteve. Klientet duhet të ruajnë distancën e miratuar nga MSHMS midis tyre (1.5 metra).

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid19, të gjitha stacionet e plazhit, si dhe plazhet publike duhet të kenë të afishuara këshillat dhe rregullat në kuadër të mbrojtjes nga Covid19.

Këto rregulla konsistojnë në:

Mbani parasysh rregullat bazë për parandalimin e Covid19:

Në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit, respektoni gjithmonë distancën e miratuar nga MSHMS (1.5 m).

Ruani gjithmonë distancën edhe gjatë shëtitjeve në plazhe, bregun e detit, liqenit, lumit apo përgjatë shëtitoreve.

Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese.

Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm cdo dite ne menyre periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.

Tavolinat në beach bar duhet të kenë distancë 2 m larg njëra tjetrës

Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19, kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet e tipit A, janë, si më poshtë vijon:

a)       për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit;

b)      hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit;

c)       të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

d)      Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

Kushtet minimale që duhet të plotësojë një stacion plazhi në plazhet e tipit B, janë, si më poshtë vijon:

a)  hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) duhet të jetë të paktën 3m;

b) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël për çdo 100 (njëqind) çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues;

c)       Të gjitha kushtet e tjera, përveç sa më sipër, të përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

Këndet e fëmijëve do të funksionojnë sipas rregullave të distancimit fizik dhe masave higjieno sanitare.

Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi te detyrueshem.

Duhet të largohen rregullisht papastërtitë e dukshme në sipërfaqe të ujit.

E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të pakten një herë në ditë, por dhe me shpesh nëse fluksi i klienteve është i lartë. Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe cdo pishine te kete te afishuat neivelin e klorit cdo dite

Shezlonget e pishinës duhet të jenë me distance distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget nese nevojitet nderkohe shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet te pastrohen dhedezinfektohen cdo dite dhe periodikisht.

Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre. Punonjesi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse.

6. SPA / Sauna / Masazh & qendër bukurie

–    Mbulesa letre me një përdorim duhet të hidhen në një kosh pas përdorimit.

–   Nëse për klientet sigurohen veshje, ato duhet të vendosen në qese plastike të sigurta dhe t’i nënshtrohen procesit të duhur të pastrimit pas çdo përdorimi.

–   Bazuar në madhësine e ambientit, hoteli/resorti mund të lejojë një numër   maksimal të klienteve në të njëjtën kohë në zonën Spa duke respektuar distancën 1.5 metra midis tyre.

–    Për klientët që dëshirojne të shijojnë një masazh, apo të përdorin sauna apo jakuzi, çdonjëri prej tyre duhet të bëjë një rezervim në mënyrë që të kontrollohet numri i tyre në respekt të distancës 1.5 metra.

–    Materialet e dezinfektimit duhet të jenë të disponueshme brenda dhe përreth zonës SPA

Organizimi i Konferencave MICE / Eventeve

Lejimi i konferencave, eventeve, trajnimeve, seminareve, takimeve etj… në rast të përmbushjes së kritereve për hapësirat rekomandohet të zhvillohen:

Rregulla për guidat dhe ekskursionet 

Rekomandime për vizitat në muze, site kulturore, arkeologjike dhe Zona të Mbrojtura, për grupe të organizuara, familje apo individë:

Protokolli i masave anti COVID (kliko këtu)

(f.m;kle.mu)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masat anticovid per sezonin turistik protokolli i masave anti-covid sezoni turistik 2021 masat anticovid per sezonin turistik protokolli i masave anti-covid sezoni turistik 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta