LIVE UPDATES
Aktualitet

Miliona euro pasuri! Sekuestrohen pronat e të dënuarit në Itali për trafik droge, Raul Zenunaj, subjekt i OFL-së kishte ven

15 Qershor 2021, 14:06 Nga DOSJA
Miliona euro pasuri! Sekuestrohen pronat e të dënuarit në Itali

VLORË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pasurive të Raul Zenunajt, të dënuarit në Itali për rpodhim dhe trafik të lëndëve narkotike. Sipas Njoftimit të prokurorisë, bëhet me dije se organi i akuzës dyshon se të ardhurat dhe pront me vlerë miliona euro kanë burim të paligjshëm dhe janë përfituar si pasojë e aktivitetit kriminal të zhvilluar në shtetin Italian.

Zenunaj është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, e cila trokiti në derën e tij në gusht të vitit të kaluar, kur kërkoi llogari për pasurinë e ngritur. Shumë prej pronave, Zenunaj i kishte kaluar në emër të të afërmve të tij.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj personave me inicialet A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.

Konkretisht është kërkuar sekuestrimi i pasurive:

Dy “Njësi” me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit

R.Z..

Një pasuri e llojit “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të

shtetases A.M..

Tetë pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament”:

–       Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z..

–       Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M..

–       Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

–       Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

–       Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

–       Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

–       Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

–       Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M..

Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Automjet i markës BMW, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z”.

NJOFTIM NGA PROKURORIA

15.06.2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka rregjistruar dhe po kryen hetime paraprake për proçedimin penal nr.1922 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit R.Z., banues në Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi R.Z. është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”, etj. Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës. Në funksion të këtij procedimi penal nr.1922 të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1480, datë 13.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive” për pasuritë e  mëposhtme:

Dy “Njësi” me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit

R.Z..

Një pasuri e llojit “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të

shtetases A.M..

Tetë pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament”:

–       Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z..

–       Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z.dhe A.M..

–       Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

–       Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

–       Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

–       Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

–       Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

–       Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R.

Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M..

Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasëve V.Z. dhe A.M.

Automjet i markës BMW, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z”.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale” nga autoritetet Italiane.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1479, datë 12.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros” për pasuritë e  mëposhtme:

Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro.

“Truall” me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë. 

Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro.

Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.

Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M..

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ekzekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet raul zenunaj sekuestrohet pasuria e raul zenunajt raul zenunaj sekuestrohet pasuria e raul zenunajt

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale