LIVE UPDATES
Aktualitet

Kikia: Ç’keni me Shehin, Nano pinte një shishe Whisky e mblidhte qeverinë, Dashi e jeton jetën siç do

22 Mars 2019, 12:37 Nga DOSJA
Kikia: Ç’keni me Shehin, Nano pinte një shishe Whisky e

TIRANË- Gazetari Mentor Kikia është bërë pjesë e debatit në rrjet për fotot që u bënë virale të liderëve politikë, Rama e Basha, duke fjetur gjumë në avionë, por edhe të sherrit Mustafa Nano- Dash Shehi. (Lexo këtu).

Në një postim në rrjetet sociale, Kikia thotë se deklarata e Muçit për Shehin, ku i thoshte dje në Opinion se kishte ‘kthyer ndonjë gotë’, është fyerje. Ai kujton një legjendë urbane, por për ish-kryeministrin socialist Fatos Nano, që thonin se pinte një shishe Whisky e më pas mblidhte qeverinë.

“Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore. Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë. Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Wisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët.”-shkruan Kikia. 

Reagimi i plotë i Mentor Kikisë:

Perversitet publik!
Gjëja më pa vlerë që kam vënë re këto ditët e fundit është sarkazma e madhe, në rrjet , por jo vetëm, me Bashën dhe Ramën që ishin fotografuar nga “pasagjeri dixhital” duke fjetur në avion. Bashën e akuzuan se ia fut gjumit në qiell, ndërsa në tokë opozita proteston.

Ndërsa Ramës ia bënë analizat dhe zbuluan se gjumi kishte ardhur si pasojë e overdozës.
Më falni, kush ka patur rastin të udhëtojë(fluturojë), çfarë bëhet tjetër në avion? Ose lexohet, ose bëhet muhabet kur fqinjin e njeh, ose flihet, kur të vjen gjumë. Madje të gjithë përpiqen të flenë, edhe pse jo të gjithë ia dalin. Në avion nuk protestohet, nuk mbahen fjalime, nuk bëhet vrap, nuk bëhen mbledhje, nuk këndohet.

Tjetra, edhe më e shëmtuar, është të bërit lajm duke fyer dikë. Dhe ky është Dashamir Shehi. Eshtë një nga politikanët më realistë, më të ndershëm, më me këmbë në tokë, më i drejtëpërdrejtë. Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.

Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë. Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Wisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët.

Të fyesh Dash Shesin pse e jeton jetën ashtu siç i pëlqen atij, është njësoj si ti thuash një ish ministri: Shiko çfarë burri model. Ka tre hidrocetrale, dy inceneratorë, dy landfille, nja dy koncensione dhe ca miliona Euro për pare xhepi. Po si nuk e shikon të pijë një gotë more, po fare. Ka lezet!

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir shehi mentor kikia mustafa nano sherri nano-shehi dashamir shehi mentor kikia mustafa nano sherri nano-shehi

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara