LIVE UPDATES
Politike

Përkthyen gabim deklaratën e Ramës/ Nacionalistët në Maqedoninë e Veriut përdorën mbylljen e kufijve për të krijuar ko

26 Qershor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Përkthyen gabim deklaratën e Ramës/ Nacionalistët në

TIRANË– “Verifikuesit e fakteve hodhën poshtë pretendimet, por dëmi ishte bërë tashmë. A i mirëpriti me të vërtetë kryeministri i Shqipërisë “vetëm vizitorët etnikë” shqiptarë nga fqinjët e Ballkanit në vendin e tij kohët e fundit? A i ka ndaluar vërtet Greqia udhëtarët nga Maqedonia e Veriut me shumicë popullsie etnike shqiptare dhe rome?- kështu e ka nisur artikullin kushtuar Kryeministrit Rama dhe Maqedonisë, faqja e njohur Globalvoices.

Përgjigja për të dyja këto pyetje është “jo”.

Me rritjen e rasteve të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut,  ku sot me 26 qershor  ka rihapur kufijtë, sezoni turistik në vendet fqinje u përdor për të manipuluar opinionin publik me dezinformata dhe për të shkaktuar nacionalizëm.

Ky pretendim jo i vërtetë dhe manipulues, i përhapur përmes mediave dhe rrjeteve sociale, është konfirmuar nga kontrollimi i fakteve të kryera nga “Mendimi Kritik Për Qytetarët”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i njohur gjithashtu si projekti “Crithink”. Dëmi ishte bërë megjithatë dezinformimi acaroi qytetarët e Maqedonisë së Veriut, tashmë të shqetësuar për rritjen e rasteve të COVID-19 në fund të majit dhe gjysmën e parë të qershorit.

Vendimi i qeverisë në Shkup për të mbajtur kufijtë e mbyllur gjatë asaj kohe është përdorur nga propaganduesit populistë si një justifikim për ta paraqitur partinë në pushtet si jokompetente dhe të marrë vendime.

Këto përpjekje zakonisht janë bërë në kurriz të pakicave në vendin shumetnik.

Çfarë tha kryeministri shqiptar në të vërtetë!

Më 24 maj, kryeministri shqiptar, Edi Rama doli live në Facebook për të njoftuar hapjen e kufijve të vendit të tij më 1 qershor. Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua edhe shqiptarëve etnikë nga vendet fqinje, duke i këshilluar të bëjnë kujdes dhe të kenë vëmendjen e duhur ndaj COVID-19.

Ai tha se kufijtë do të hapen, por theksoi se plazhet do të jenë të mbyllura për një periudhë  të gjatë, duke paralajmëruar vizitorët e huaj se mund të ketë një “valë të dytë” të pandemisë.

“Duke nisur nga e hëna e 1 qershorit, do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët. Për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse kanë pasaporta të Shqipërisë, apo të Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi, ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve ju pa ndalim, pa përjashtim, të jeni vigjilent. Më 1 qershor do të hapen kufijtë, por jo plazhet.”- tha kryeministri i Shqipërisë.

Përtej kufirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut , disa media në gjuhën maqedonase filluan të botojnë një përkthim të gabuar të deklaratës, duke krijuar një skandal të menjëhershëm. Në interpretimin e tyre, ai thoshte: Duke filluar nga e hëna, 1 qershor, ne do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët, përkatësisht për shqiptarët (etnikë) që jetojnë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi, por ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve që të jeni vigjilent.”- u shpreh presidenti shqiptar (siç e kanë shkruar ata – pasi Edi Rama është kryeministër, jo president).

Personazhet publikë etnikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët flasin dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht, shpejt paralajmëruan se disa media dhe politikanë po e përkthenin keq. Gazetari Petrit Saraçini theksoi se përkthimi i gabuar kishte ndryshuar pozicionin e shenjave të pikësimit, duke bërë që njoftimi për shqiptarët etnikë të jenë pjesë e fjalisë së mëparshme.

Përveç kësaj, partia e opozitës në Maqedoninë e Veriut VMRO-DMPNE doli menjëherë me një deklaratë duke keqinterpretuar Ramën dhe duke pretenduar se ai ftoi vetëm shqiptarët etnikë nga vendet fqinje në plazhet lokale, duke përjashtuar grupet e tjera etnike.

Nacionalistët maqedonas u përpoqën të përdornin deklaratën si “provë” të prapambetjes midis shqiptarëve, gjithashtu si “një humbje të re” dhe një “shuplakë në fytyrë” për qeverinë e RNM.

Përfaqësuesi i rangut të lartë të VMRO-DPMNE-së, deputeti Ilija Dimovskishpërtheu me një deklaratë të fortë: Çmenduri drejtpërdrejt nga shekulli i 19-të dhe diskriminimin në baza etnike ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, dhe qeveria u kundërpërgjigjën shpejt se ata nuk kishin marrë ndonjë informacion të tillë nga homologët në Shqipëri.

Por pak ditë më vonë ishte radha e Greqisë, pasi disa media të djathta në Maqedoninë e Veriut dezinformuan për regjimin kufitar të vendit fqinj.

Duke përdorur si “provë” një dokument të përpunuar që pretendohej se ishte nga ministria e Jashtme e Greqisë, ato thanë se Greqia do të ndalojë hyrjen e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nga komunat me shumicë popullsie myslimane (kryesisht komunitetet etnike shqiptare dhe rome, duke nënkuptuar se këto grupe duhet të fajësohen për përhapjen e koronavirusit).

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup e mohoi këtë përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur “lajm të rremë”. CriThink vuri në dukje se ishte e pamundur për Greqinë të ndërmarrë kufizime të tilla udhëtimesh që kanë të bëjnë vetëm me qytetarët që jetojnë në territore të caktuara, pasi kjo do të ishte një shkelje e marrëveshjes ETIAS midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Disa nga mediat në fjalë i fshinë  këto artikuj, por pa përgënjeshtrim ose falje për lexuesit e tyre mbi informacionin e pasaktë që publikuan.

Pushimet në plazhet e huaja janë një opsion për vendet e Ballkanit që nuk kanë dalje në det. Kufizimet që pengojnë këtë të drejtë, siç janë bllokimet e lidhura me COVID-19, kanë qenë jashtëzakonisht jopopullore. Forcat populiste në rajon, veçanërisht partia qeverisëse serbe, kanë përdorur plazhin për qëllime politike.

Sipas të dhënave të OBSH-së të publikuar nga Universiteti Johns Hopkins, me shkrimin e këtij artikulli më 25 qershor, Shqipëria ka raportuar 2,114 raste me COVID-19, 47 vdekje, ndërsa Maqedonia e Veriut kishte 5,445 raste dhe 259 viktima. Greqia ka raportuar 3.310 persona të infektuar dhe 190 të vdekur deri më tani.

Burimi: globalvoices

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike crithink edi rama maqedonia e veriut crithink edi rama maqedonia e veriut


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari