"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
“Na doli gjarpëri në fushë”, portieri shqiptar tregon peripecitë në futbollin inferior: Punëtori i fushës nuk të lej
1 Gusht 2020, 10:36Nga DOSJA
SHQIPËRI-Futbolli inferior në Shqipëri vazhdon të vuajë seriozitetin sa i përket garës. Pothuajse çdo javë Kategoria e Dytë ka prodhuar dhunë por edhe humor. Portieri i Tomorit të Beratit Andrea Shumeli, i ardhur sezonin e fundit nga skuadra e Apolonisë tregon peripecitë në Kategorinë e Dytë. 19 vjeçari nuk e njihte realitetin në këtë kategori,ndërsa tani tregon disa aventura që për të shkaktojnë të qeshura.
Kisha dëgjuar për ngjarje të rëndomta që ndodhin në inferiore, por jam befasuar nga ato që më panë sytë. Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë me dënime ekstreme, por jo në të gjitha rastet gjithçka relatohet nga zyrtarët e ndeshjes. Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër. Po në Delvinë, në fund të kampionatit, dhuna e tifozërisë ka qenë e papranueshme.
Unë mora një goditje nga një kundërshtar në fushë, pa folur për shiun e gurëve. Në atë ndeshje, kapitenin tonë, Karamanin, nuk e linte punëtori i fushës të gjuante penalltinë. Ishte një situatë komike dhe dramatike. Në Këlcyrë fazën e parë nuk flitej për futboll pas avantazhit aksidental të vendësve. Nuk kishte mundësi të shënoje nga vonesat dhe gjithçka tjetër që bënin ata”..
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË-Me datë 12 gusht PSG do të luajë sfidën çerekfinale kundër Atalantës për Champions League. Kylian Mbappe konsiderohet mugnesa më e rëndësishm...
ANGLI-Pasi ishte përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezone për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar, Manchester ja doli të fitonte në CAS ...
TIRANË-Një lajm i hidhur ka ardhur në mëngjesin e sotëm për drejtorin e Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit ka humbur nënë e tij, Aneta Rama, e cila u nda n...
TIRANË-Një sherr pa lidhje prish qetësinë e Tiranës. 48 orë nga sfida me Teutën në finalen e Kupës së Shqipërisë, Cobbinah-s dhe Mario Morina kapen në stër...
TIRANË– Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar rrjedhën e jetës për miliona njerëz në mbarë botën, duke bërë që aktivitetet e ndryshme ose puna të zhvillohet në ...
TORINO– Cristiano Ronaldo nuk kursehet, kur bëhet fjalë për të blerë makina të reja e luksoze. Kjo është arsyeja pse sulmuesi i Juventusit është blerësi m...
ITALI- Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare po kërkon që të sjellë sulmuesin e Real Madrid-it, Borja Mayoral Moya. Sipas medive ndërkombëtare marrëveshja është ...
ITALI- Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali është shumë pranë transferimit te Interi. Sipas mediave italiane marrëveshja mes Interit dhe Brescias është thuajse e...