LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Statusi i ‘divës’/ Arilena Ara dhe Elvana Gjata me dhoma private, 18 këngëtarët e tjerë turmë në korridor (Pa

29 Dhjetor 2019, 11:49 Nga DOSJA
Statusi i ‘divës’/ Arilena Ara dhe Elvana Gjata me dhoma

TIRANË- I zhgënjyer nga Festivali i Këngës në RTSH duket se ka mbetur edhe këngëtari i njohur Gena, i cili preku finale më këngën “Shqiponja e lirë”, por nuk u vlerësua me asnjë çmim. Me një postim në “Instagram”, ai shkruan se pavarësisht se iu premtua barazi dhe drejtësi, nuk ndodhi ashtu.

Sipas këngëtarit, veç problemeve teknike në festival, shumë këngëtarëve nuk iu ofrua asnjë lloj komoditeti. Gena vazhdon më tej, duke hedhur akuza se një ndërhyrje në sekondat e fundit e teknikës, mund të jetë bërë e qëllimshme dhe se këngëtari gjatë performimit të këngës në natën e dytë ka pasur shkëputje të audios.

“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash, që kryefjala do të ishte kënga. Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi… Po nuk ndodhi ashtu…. Probleme të jashtëzakonshme teknike… Probleme që nisën që në prova, por prapëseprapë vendosa të vazhdoj, edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist.

Në këtë festival morëm pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk na u ofrua asnjë lloj komoditeti. Dua të ndaj me ju një shqetësim… Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time, një kthesë e jashtëzakonshme ndodh në natën finale.

Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim. Ndërkohë që isha gati për të performuar, 10 sekonda përpara se të dilja në skenë, teknika ndërhyn për të dytën herë në kufjet e mia duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam pasur shkëputje të audios në kufje.

Vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos pasur gati-gati fare dëgjim. Më falni që nuk isha Gena që ju njihni në këto 25 vjet! U mundova të jap më të mirën nga vetja, por jo gjithçka është në dorën e artistit…

Megjithatë, jeta vazhdon…. Në gjithë këtë sqarim publik ndalojmë te fraza e tij se “në këtë festival morëm pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk na u ofrua asnjë lloj komoditeti!”- tha Gena.

Për çfarë e ka pasur fjalën Gena? Si artistëve të tjerë dëshmitarë, që nuk e shohin të arsyeshme të dalin me emër, mësohet se gjatë kësaj gare komoditeti në paskuinta iu ofrua vetëm dy pretendenteve për të fituar këtë garë, Arilena Arës dhe Elvana Gjatës.

Sipas tyre, të dyja artisteve u ishte siguruar dhomë personale, ku qëndronin të mbyllura me stafet përkatëse, të kryesuara nga menaxheri i Elvanës, Andy Gram dhe menaxheri i Arilenës, Popi Kola.

Të dyja me çelësat e dhomave personale, mbylleshin në dhomë duke siguruar kështu statusin e “divës”, ndryshe nga 18 konkurrentët e tjerë që rrinin së bashku në pjesën e korridorit të Pallatit të Kongreseve.

Herë pas here, Arilena e kyçte dhomën me çelës dhe bënte prova të zërit pa pushim, ndryshe nga Elvana, e cila bisedonte apo kalonte momente të bukura duke shkëmbyer batuta e duke qeshur me stafin.

Edhe pse “lufta e ftohtë” nisi që në prova mes dy këngëtareve të njohura, Arilena Ara fitoi Festivalin me ”Shaj”, ndërsa Elvana Gjata u rendit e dyta me “Me tana”.

Kështu përfundoi gara më e nxehtë e të gjithë kohërave të Festivalit të RTSH-së, të dielën në mbrëmje, mes dy rivaleve aspak mikesha me njëra-tjetrën, të përgatitura për skenën e ëndërruar të “Eurovision”-it 2020.

Shumë polemika pati pas Festivalit të 58-të të RTSH-së në Pallatin e Kongreseve, që u tha se u pasua me një përçarje mes Vera Grabockës në anën e Arilena Arës dhe Alketa Vejsiut në krahun e Elvana Gjatës.

Elvana Gjata konkurroi në këtë garë me këngën “Me tana”, një projekt ritmik që e prezanton si kantautore me vargje e muzikë të krijuara nga ajo vetë, ndërsa Arilena Ara me këngën “Shaj”, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

Pas zhurmës dhe kontestimit të jurisë, pasi dy anëtaret nga Shqipëria, Rita Petro dhe Mikaela Minga, votuan me pak pikë Elvanën, ajo nuk e fitoi këtë garë.

Direkt pas festivalit, e zhgënjyer ajo u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për koncertet e radhës, ndërkohë që flitet se po punon për një bashkëpunim me Ledri Vulën.

Ndërsa Arilena ka vendosur të shijojë fitoren, gati për përgatitjet për “Eurovizion 2020”.

Marrë nga Panorama Plus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arilena ara elvana gjata polemika per festivalin e rtsh arilena ara elvana gjata polemika per festivalin e rtsh


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj