"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Muhamet Rrumbullaku del para KJV-së, diskutohet fotoja e kreut të SHÇBA-së me Arben Frrokun: Ndodhi tre vite para se të vri
17 Nëntor 2020, 16:15Nga DOSJA
TIRANË– Drejtuesi i SHCBA-së, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimti, ku dhe ka kaluar provën për pastërtinë e figurës.
Një prej detajeve për të cilat u pyet Rrumbullaku është edhe fotija ku ai shihet duke drekuar me Arben Frrokun, të dënuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, në vitin 2014.
Por, sipas KJV-së, ajo foto ka qenë një rastësi dhe nuk tregon asgjë në lidhje me shoqërimin e Rrumbullakut me persona të inkriminuar.
“Për foton, ka thënë se e kanë hedhur në Facebook me 24 prill 2011. Vrasja e kryekomisarit ka ndodhur në 2014. Ai ka qenë me koleget dhe ka qëndruar për një kohë të shkurtër në tavolinë. Komisioni, ka hetuar duke kërkuar informacione dhe SPAK, Porkuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë sjellë të dhëna, ku komisioni arriti në konkluzion se takimi ka qenë rastësor. Ka qenë me kolegët, dhe më pas kanë ardhur shtetasit e tjerë që ka qëndruar me ta disa minuta. KJV konstaton se ka pasur takim rastësor më dt 7.5.2011. Nuk rezulton që shtetasi me të cilin është takuar të jetë dënuar para kësaj date. Kontakti nuk mund të vlerësohet si kompromentues pasi ngjarja ka ndodhur disa kohë pas takimit. Shtetasi T.V ka publikuar foton dhe nuk rezulton që Rrumbullaku të ketë marrëdhënie që e përfshijnë në ngjarje kriminale,”- u shpreh relatorja Ujkani.
Fotoja është shkrepur në vitin 2011, tre vite para se të ndodhte vrasje dhe kjo gjë nuk e implikon kreun e SHÇBA-së. Rrumbullaku iu nënshtrua dhe shtyllës së hetimit për pasurinë, në të cilën rezultoi i pastër gjithashtu.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Një aksident i rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në Fier, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja k...
BULQIZË– Ka ndërruar jetë një tjetër minator në Bulqizë. Mësohet se minatori ka humbur jetën në minierën e Krastës, pasditen e sotme. Një masiv shkëmbor e ...
TIRANË-Bashkëshorti i Emanuela Dalipit, 28 vjeçares shtatzënë që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit shprehet se nuk kanë asnjë pretendim për...
VLORË- Dy vëllezër në Vlorë janë arrestuar nga policia pasi një prej tyre ka kundërshtuar me dhunë një prej efektivëve të policisë. Blutë bëjnë me dije se ...
LEZHË– Ditën e sotme ka nisur shembja e godinës se konviktit te shkollës profesionale Kolin Gjoka dhe ne ditët ne vijim do te shemben shkolla dhe pal...
SHQIPËRI– 637 viktima, 14,685 të infektuar aktivë dhe 13,804 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e S...
TIRANË– Albana Fico e ka konsideruar si ospionin e fundit, mbylljen totale të Shqipërisë.Në një konferencë me gazetarët, teksa dha lajmin për shtrëngimin e...