"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Moti i keq përfshin Shqipërinë! Përmbytet Tirana, pemët rrëzohen mbi makinat në Shkodër, Lezha pa energji elektrike. Sit
26 Shtator 2020, 08:34Nga DOSJA
TIRANE– Rrugë të përmbytura, pemë të thyera dhe të rrëzuara në rrugë, mungesë energjie elektrike, këto janë pasojat deri më tani që kanë shkaktuar reshjet e shiut në disa qytete dhe zona të vendit. Reshjet e shiut që mbërthyen mbrëmjen e djeshme kryeqytetin e jo vetëm ishin paralajmëruar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili njoftoi se do të kishte reshje intensive shiu për 5 ditët e ardhshme në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit tonë.
Që në nisje të shiut, në 10 minutat e para, disa zona të Tiranës u përmbytën duke e bërë shumë të vështirë kalimin e makinave, pasi rrezikonin nga niveli i lartë i ujit që kishte arritur (saktësisht në Rrugën e Elbasanit).
Në Shkodër situata paraqitet dhe më e rëndë pasi në akset rrugore kanë rënë pemët të cilët janë shkëputur e më pas rrëzuar në tokë duke bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve. Mirëpo këto të fundit nuk kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi disa prej tyre janë zënë nga pemët që u rrëzuan.
Ndërsa në disa zona të Lezhës banorët kanë mbetur pa energji elektrike. Në fakt kjo problematikë ka ditë që vijon mirëpo me erërat e forta dhe shirat e dendur, pa energji kanë mbetur dhe zonat përreth.
Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Po ashtu edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp duke bërë me dije se argjinaturat e shumë prej lumenjëve janë përforcuar, megjithatë priten përmbytje në shumë prej prefekturave të vendit. Sipas ministres, të gjitha strukturat janë gati për ndërhyrje.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER- Një 54- vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme. Policia bënë të ditur se shtetasi me iniciale Y. D.banues në Fier, ishte shpallur në kërkim...
VLORE– Kryeministri Rama do të mbajë sot një takim në Vlorë me drejtorët e qytetit. Ky takim pritet të zhvillohet para asamblesë së Partisë Socialiste.Takimi pr...
TIRANË -J. T. banon në një nga lagjet më të populluara dhe të zhurmshme të Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri”, tek ish-Blloku dhe çdo ditë ka stres ...
LEZHE– Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane. Përfaqësuesja e Parti...
SHKODER- Për shkak të reshjeve të shiut ditën e sotme ka pasur probleme në disa akse rrugorë në Shkodër.Mjetet janë dëmtuar për shkak të rrëzimit të pemëve. Që...
LEZHE– Reshjet e shiut kanë sjellë probleme me furnizimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Lezhës.Mungesë energjie ka pasur në zonen e Fllakës, Shënavla...
Aktualitet26 Shtator 2020, 06:49
ZELANDE E RE- Big Basta, reperi nga Tirana i cili jeton në Zelandën e Re ka bërë një këngë kundër Edi Ramës. Basta i këndon realitetit të hidhur dhe asaj që ril...