LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq, në terren edhe ‘Shqiponjat’, Qato: Makina inteligjente po kap shkelësit

6 Dhjetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Moti i keq, në terren edhe ‘Shqiponjat’, Qato: Makina

TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë kësaj periudhe kur në vend janë përkeqësuar kushtet atmosferike. Në një deklaratë zyrtare, kreu i policisë rrugore bëri me dije se janë konstatuar shkelje të shumta nga shoferët gjatë fundjavës dhe kërkoi që të mos kthehen në burim potencial aksidentesh.

Ai shtoi se policia rrugore ka marrë të gjitha masat duke vendosur Patrulla të Përgjithshme dhe të forcave të posaçme “Shqiponjat” për të administruar sa më mirë qarkullimin e makinave gjatë kësaj kohe.

DEKLARATA E ALTIN QATOS:

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të motit me reshje shiu, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rugore kanë rritur prezencën në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane e rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Rrugore janë vendosur edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, për të bërë të mundur vijimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Nga analiza e bërë ka rezultuar se pavarësisht masave të shtuara të Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit, përgjatë javës dhe fundjavës, shumë drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shumica e tyre janë konstatuar nga makina inteligjente në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Krahas shpejtësisë janë konstatuar edhe pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo me të tria këto shkelje njëherazi.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të fokusuara së pari në dhënien ndihmë drejtuesve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, në këshillimin e drejtuesve të automjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rugor, por edhe në ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk i zbatojnë rregullat apo që janë përsëritës në shkelje, duke u kthyer në burim potencial rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara në asnjë moment, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, pasi do përballen me sanksionet ligjore dhe administrative që parashikohen në Kodin Rrugor.

Policia Rrugore nuk ka për qëllim vendosjen e masave administrative, por është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të parandaluar ngjarjet rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 dhe në Komsiariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm nga shërbimet policore.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet altin qato moti i keq ne shqiperi policia rrugore altin qato moti i keq ne shqiperi policia rrugore

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni